Çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumturit

Life style

Çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumturit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:24
Ilustrim

Me dekada të tëra, librat dhe terapistët e ndryshëm i kanë sugjeruar çifteve se çelësi i një lidhjeje të suksesshme është seksi… shumë seks!

Por, një studim i ri sugjeron se çiftet më të lumtura janë ata që bëjnë seks vetëm një herë në javë.

Sipas studimit në fjalë, seksi i shpeshtë nuk e përmirëson kënaqësinë apo mirëqenien. Ky studim është bazuar në anketimet e plotësuara nga 30,000 amerikanë për më shumë se 30 vite.

Gjithashtu, pavarësisht stereotipeve se meshkujt dëshirojnë më shumë seks dhe se njerëzit e vjetër bëjnë seks më rrallë, shkencëtarët faktikisht nuk kanë gjetur ndonjë dallim sa i përket gjinisë, moshës etj.

“Në lidhje, seksi është i rëndësishëm për të forcuar lidhjen emocionale dhe për t’u ndjerë se endeni partneri joshet nga ju, por të kryerit seks vetëm një herë në javë është reale dhe qëllim i arritshëm për njerëzit e zënë”, kanë deklaruar autorët e këtij studimi. Vlen të ceket se hulumtimi është publikuar në revistën “Society for Personality and Psychology”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat