Trajtimi i problemeve psikoseksuale përmes injektimit të “hormonit romantik”

Life style

Trajtimi i problemeve psikoseksuale përmes injektimit të “hormonit romantik”

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Injektimi me hormonin i cili ndërlidhet me ndjenjat romantike dhe seksi, së shpejti mund të jetë çelësi për trajtimin e shumë problemeve seksuale psikologjike – thonë shkencëtarët.

‘Kisspeptin’ është proteinë e cila e starton pubertetin dhe është vitale në mirëmbajtjen e prodhimit të hormoneve tjera. Dhe, tani besohet se kjo proteinë ka ndikim direkt në pjesët e trurit të cilat merren me dashurinë romantike.

Hulumtuesit nga ‘Imperial College London’ kanë injektuar 29 djemë me kisspeptin dhe kanë zbuluar se reagimet ndaj fotografive të çifteve në rrethana seksuale apo romantike janë përmirësuar.

Kur ishin ballafaquar me pamje të tilla, skanimet kishin treguar se aktiviteti i tyre në regjionet e trurit ishte rritur nga eksitimi seksual.

Kjo do të thotë se sëmundjet si impotenca, të cilat kanë bazë psikologjike, së shpejti mund të trajtohen me një injektim të thjeshtë.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se kisspeptina mund të ndihmojë në luftimin e depresionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat