Fëmija i parë më inteligjent se motrat dhe vëllezërit

Life style

Fëmija i parë më inteligjent se motrat dhe vëllezërit

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Në qoftë se jeni në mes apo jeni fëmija më i vogël në familje kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u lexuar.

Sipas një studimi është thënë që fëmija i parë ka gjasat më të mëdha që të jetë më inteligjent se motrat dhe vëllezërit e tij/saj.

Disa ekonomistë nga Universiteti në Edinburgh, një grup analistësh dhe Universiteti në Sydney, kanë treguar që fëmijët e parë kanë aftësi më të mira të të menduarit si dhe IQ më të larte se vëllezërit dhe motrat e tyre më të vegjël, qoftë edhe për një vit.

Edhe pse prindërit ofrojnë nivelin e njëjtë të mbështetjes emocionale për të gjithë fëmijët, ata që kanë lindur të parët kanë pasur vëmendje të pandashme me detyrat që kanë zhvilluar aftësitë e të menduarit.

Në këtë studim ishin pjesëmarrës 5,000 fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, prej të cilëve fëmijët e parë shënuan rezultatet më të larta në testimet që kanë përfshirë leximin, pikturën dhe shprehjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat