Vaji esencial si një afrodiziak: Zgjon pasionet e fjetura

Life style

Vaji esencial si një afrodiziak: Zgjon pasionet e fjetura

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 23:43
Ilustrim

A dëshironi të mësoni si të përdorni vajrat esencialë dhe të merrni vëmendjen e duhur nga meshkujt?

Me ndihmën e aromave të caktuara, femrat mund të theksojnë individualitetin e tyre. Dhe, nëqoftëse ka një aromë të veçantë që ka cilësi nxitëse epshore, askush nuk mund ti rrezistojë një zonje të tillë. Afrodiziakët nxisin dëshirë seksuale, dhe kjo substancë e mahnitshme shpesh njihet edhe si feromone.

1. Vaj esencial me lulemine

Në kohërat e lashta, kjo lloj bime (lule) është përdorur si një lloj pije dashurie. Vaji i nxjerrë nga kjo bimë, njihet për aromën e saj unike dhe zgjimin e energjisë seksuale.

2. Vaj esencial ‘Patchouli’

Patchouli është një bimë herbale ku vaji i nxjerrë nga kjo ndikon në rritjen e ndjeshmërisë erotike dhe stimulimin e epshit. Përveç kësaj, aroma e Patchouli-t heq pasiguritë duke ndihmuar në guximin për të eksperimentuar pozita të reja.

3. Vaj esencial i arrave

Kjo lloj arome përmirëson qarkullimin e gjakut në trup. Dhe kjo, nga ana tjetër, rrit dëshirën seksuale duke ndihmuar në arritjen e orgazmave të shumta.

4. Vaj esencial i trëndafilit

Era e trëndafilit ndihmon për të krijuar një atmosferë romantike duke rritur shkallën e ndjeshmërisë. Nëse ju dhe partneri juaj ende nuk njiheni mirë, përdorni këtë lloj vaji që të krijoni butësinë e nevojshme për të filluar një natë të paharruar.

5. Vaj esencial nga dëllinja

Kjo aromë i jep meshkujve fuqi seksuale. Për t’u siguruar që të dy partnerët i gëzohen fantazive seksuale, mund të kombinoni vajrat esencialë të kanellës, jaseminit dhe mandarinës. Këto aroma janë perfekte për një “paralojë” të këndshme.

Vajrat esencialë mund të kombinohen me sukses. Për shembull, vaji nga arrat dhe trëndafili, si dhe vaj jasemini me vaj Patchouli. Megjithatë, nuk këshillohet që të kombinoni më shumë se tri aroma, sepse nuk e ka efektin e joshjes.

Përdorimi i vajrave esencialë mund të jetë i shumëllojshëm. Por, mënyra më efektive është që në një gotë me pak ujë, shtoni 2-3 pika vaj esencial dhe ndizni një qiri. Kur dhoma të mbushet me aromën e këndshme, ju dhe partneri juaj do të arrini eksitimin seksual.

Mos përdorni vajra esencial në formë të pastër sepse kjo mund të rrezikojë uljen e dëshirës seksuale dhe nxitje kokëdhembjeje. Sigurisht, nuk duhet të mbështeteni vetëm në vajra esencialë. Që të keni harmoni në shtrat me një mashkull, duhet që të kujdeseni për rroba të brendshme atraktive, heqjen e qimeve nga trupi dhe trajtimin e lëkurës me losion zbutës. Mund që të shtoni disa pika vaj esencial në losionin tuaj, 3-4 pika në 200 ml.

Mbani mend, fuqia qëndron në aromën e vajrave esencial, përmbajuni këtyre rregullave dhe do të keni një natë të paharruar…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat