Shën Valentin i ëmbël ne Bruksel

Life style

Shën Valentin i ëmbël ne Bruksel

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 07:22
Shën Valentin i ëmbël ne Bruksel

Dyqanet belge të çokollatave, janë bërë prej kohësh gati për ditën e Shën Valentinit, me oferta speciale për blerësit dhe të dashurit e tyre.

Kuti në formë zemre, të kuqe apo rozë dhe një pafundësi llojesh çokollatash, mbushnin ekspozitorët e dyqaneve në Bruksel.
 
Çiftet kanë bërë edhe blerjet e fundit të ëmbla, para fillimit të festës, duke zgjedhur që nga zemrat më të vogla me çokollata, që kushtonin rreth katër euro, e deri tek kutitë më të mëdha, me çmim nga 20 deri në 40 euro.

Sipas Eurostatit, zyrës së statistikave të BE-së, mbi 2.5 miliardë tonë çokollatë janë konsumuar në BE, Norvegji dhe Zvicër në 2014. 

Me një prodhim prej 650 mijë tonësh dhe një fitim prej katër miliardë eurosh në 2014-ën, prodhimet e çokollatës zënë një pjesë të rëndësishme në ekonominë e Belgjikës. 

256 çokollatë-bërësit në vend, i garantojnë punë 7619 personave, duke ofruar kështu 10.9 për qind të vendeve të punës në sektorin e prodhimit të ushqimeve në Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat