E njohu në Tinder dhe përfundoi duke kryer marrëdhënie me të, shokuese ajo çfarë i ndodh vajzës

Life style

E njohu në Tinder dhe përfundoi duke kryer marrëdhënie me të, shokuese ajo çfarë i ndodh vajzës

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 22:46
ilustrim

Jacqueline, një vajzë e re tregoi një histori tronditëse të shoqes së saj nëpërmjet Twitter, si shkak i një takimi të nxehtë me një person, që rezultoi të ishte fatal për të.

"Siç ua kam thënë shumë njerëzve, do t'ua them dhe juve këtu në Twitter historinë e dhimbshme që po i shkatërron jetën shoqes time", ka shkruar ajo në llogarinë e saj dhe më pas ka treguar historinë.

"Shoqja ime shkoi në takim me një djalë që e njohu në Tinder për herë të parë dhe takimi shkoi shumë mirë sa ata u njohën më shumë se sa duhet dhe përfunduan duke kryer marrëdhënie në hotel. Pas kësaj ajo shkon në shtëpi dhe të nesërmen kur zgjohet sheh fytyrën e shkatërruar nga shenja dhe një infeksion i tmerrshëm. Menjëherë shkon tek dermatologu dhe pas disa analizave ai i thotë se paraziti që është ngjitur në trupin e saj është mjaft i rrezikshëm."

Siç ka shkruar dhe Jacqueline, shoqja e saj shpresonte se do shërohej, por mjeku i ka thënë të vërtetën tronditëse. "Kjo sëmundje është marrë gjatë kryerjes së marrëdhënieve dhe i ngjitet atij personi që ka kryer marrëdhënie me kafshë ose njerëz të vdekur", i ka thënë ai.

Menjëherë pas kësaj, e shokuar ajo ka hetuar në lidhje me të dhe gjejeni se çfarë mësoi në Facebook-un e tij? Djali punonte në morg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat