Larja e rrobave në rrobalarëse: katër gabimet më të mëdha të cilat i bëni me siguri

Life style

Larja e rrobave në rrobalarëse: katër gabimet më të mëdha të cilat i bëni me siguri

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 12:27
Ilustrim

Mendoni që larja e rrobave në rrobalarëse detyra më e thjeshtë e shtëpisë? Gabim i rrezikshëm. Nëse llogarisni që rrobalarësja vetë do të ndizet, të lajë gjërat, t’i thajë, rrezikoni që rrobat t’i dëmtoni ose t’i lani jo mirë. Këto janë këshillat se si të lani rrobat në mënyrë të drejtë dhe efikase.

 Makinën dhe pjesët e saj duhet që kohë pas kohe t’i pastroni

  1) RROBALARËSJA E STËRMBUSHUR

Rrobalarëset e sotme janë më të mëdha se kurrë më parë. Nëse jeni në hamendje që të fusni vetëm edhe një gjë – mos e bëni.

Edhe rrobalarësja më e madhe i ka kufizimet e saja. Kur është e stërmbushur, uji dhe detergjenti nuk mund që të përzihen dhe të arrijnë tek të gjitha rrobat në kazan.

Rrobalarësja e stërmbushur do të rrudhë së tepërmi rrobat.

2) SASIA JOADEKUATE E DETERGJENTIT

Që të keni rezultatet më të mira, përcillni me përpikmëri udhëzimet në etiketat e rrobave, si dhe udhëzimet në paketimin e detergjentit.

Nëse rrobat janë shumë të përlyera, shtoni pak më shumë detergjent se sa sasia e rekomanduar.

 3) GJITHMONË PROCESI DHE PROGRAM I NJEJTË

Nuk mundeni që të lani lloje të ndryshme të tekstilit dhe rrobave në program të njejtë. Ndërroni programin dhe përshtateni atë me nevojat tuaja.

Uji i ngrohtë dhe temperaturat e larta shumë lehtë lajnë njollat, kurse numri më i vogël i rrotullimeve më pak i rrudh ato.

 4) NDALENI UJIN

Pas larjes së rrobave ndaleni ujin të cilin e merr makina përgjatë larjes.

Në atë mënyrë do të parandaloni dëmtimin e këtij aparati shtëpiak, vërshimit të mundshëm si dhe riparimeve shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat