''Fatkeqësia'' që ndau binjakët nga Elbasani, vogëlushi-binjakut: Hajde në shtëpi, ndihem bosh pa ty

Life style

''Fatkeqësia'' që ndau binjakët nga Elbasani, vogëlushi-binjakut: Hajde në shtëpi, ndihem bosh pa ty

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 16:21
Brandoni dhe Beniamini

Historia që u nda me publikun te “E diela shqiptare” ishte shumë e veçante, pasi fliste për dy vogëlushë të vegjël binjakë, të cilët edhe pse në moshë të vogël dinë si t’i ofrojnë dashuri dhe respekt njëri-tjetrit.

Po flasim për Brandonin dhe Beniaminin. Dy vogëlushët nga Elbasani, për fat të keq që në moshë të vogël u deshën të përballen me ndarjen e prindërve dhe kjo gjë i ndau edhe ata.

Brandoni jeton me mamanë në një shtëpi të re, ndërsa Beniamini jeton me gjyshin dhe gjyshen. Por sot Brandoni kishte një kërkesë të veçantë për të vëllain që është vetëm 5 minuta më i madh.

Ai i kërkoi të vëllait publikisht që të rrinte me të në shtëpi dhe jo te gjyshja sepse nuk mund të bënte dot pa të.

Ai e do shumë gjyshen dhe e di që e ka shumë të vështirë të ndahet prej saj, por unë nuk rri dot pa të”, tha i vogli në studio.

Ndërkohë Brandoni tregoi se Beniamini në fakt bënte ligjin mes të dyve, ishte ai që vendoste për çdo gjë, por pavarësisht kësaj ai i këkron të kthehet.

Ti ke thënë që je i zoti i shtëpisë. Të lutem hajde në shtëpi dhe mbaje premtimin sepse unë ndihem bosh pa ty dhe ti nuk më sheh kur qaj.”

Beniamini fillimisht i skuqur në fytyrë e ka pranuar të shkojë të jetojë me mamanë dhe me vëllain, por me kushtet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat