Këto vajza dinë si ta përballojnë ndarjen!

Life style

Këto vajza dinë si ta përballojnë ndarjen!

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:28
Ilustrim

Këshilla numër 14 vërtetë është gjeniale!

Sikur të ekzistonte ndonjë ilaç të cilin do të mundemi të ju ofrojmë, ndonjë që të gjitha ndarjet tuaja të kaluara dhe të ardhshme t’i bëjë të padhimbshme, do të j’ua dërgonim. Do të kujdeseshim ta botonim në çdo faqe dhe çdo kolonë dhe për atë të kuptojë çdo vajzë zemra e të cilës është thyer për shkak se ka qëlluar në njeriun i cili gënjeshtrat e tij i ka mbuluar me buzëqeshje joshëse.

Mirëpo, ilaç i tillë për fat të keq nuk ekziston akoma dhe as që do të ekzistojë ndonjëherë. Për këtë kemi vendosur të mbledhim sa më shumë mënyra të dobishme që shumë grave në botë i kanë ndihmuar ta përballojnë këtë periudhë të dhimbshme me të cilën askush nga ne nuk din si të sillet në mënyrën më të mirë. Kemi menduar: “Hëm, ndoshta, nëse bashkohemi të gjithë, do të mund të krijojmë listën e cila do të shërbejë si zgjidhje më e përafërt e atij ilaçit të shumëkërkuar magjik. Ndoshta do të mundemi kështu të ndihmohemi”.

Epo, kënaquni me këto këshilla të mençura dhe të dobishme.

“E fikë celularin së paku 24 orë pas ndarjes dhe atë kohë e kaloj duke shikuar seriale humoristike sikur Family Guya apo Archer. Gjithashtu, bëjë një pastrim dhe rregullim të plotë në apartament. Ndërprerjet për mua janë një periudhë mjaft produktive”. – Katarina, 24

“Tingëllon budallallëk, por mënyra ime e përballjes me ndarjen është vizualizimi (përfytyrimi). Rregullisht vizualizohem (përfytyrohem) në skaj të shkëmbit nga ku i hudhë të gjitha ato që më përkujtojnë atë person. Është shumë lehtësuese dhe shumë efektive!” – Stefana, 27

“Ndezë sherbelenë që të pastroj hapësirën dhe pastaj lexoj tarot i cili më shpie në pastrim dhe rrugën e drejtë që më shtyen para. E bëj këtë për ndarjet e mia, por edhe për të tjerët si dhe për ngatërresat familjare”. – Ema, 24

“Dëgjoj albumin ‘Jagged Little Pill’ të Alanis Morissette vazhdimisht (përsëritje)”. – Ana, 19

“Shikoj ‘One Tree Hill’ dhe qaj mirë”. – Franka, 21

“Dëgjoj Robyn, pijë margarita dhe e organizoj planerin tim, dhe pastaj e shlyej ish-in tim nga të gjitha rrjetet e mia sociale”. – Lara, 21

“Shkoj në shtëpi, 48 orë i kaloj shtrirë në pozicion fetal me qentë e mi të cilët i përqafoj pak më fort, pijë kamomilë dhe shikoj ‘Buffy the Vampire Slayer’. Pas një jave shkoj në stërvitje kickboxing dhe e paramendoj fytyrën e tij në thesin që e grushtoj”. – Klara, 21

“Kërkoj mbështetjen e të gjithë miqve – jo vetëm të njërit. Miq të ndryshëm do të ju ndihmojnë në mënyra të ndryshme, kurse vetëm njëri mik më i afërmi do të ulet pranë jush atëherë kur nuk keni dëshirë për bisedë. Nëse shoqëroheni me më shumë të tillë, njëri do të jetë tepër i fiksuar me problemet e tij që të dëgjojë tuajat, gjë që është mirë sepse atëherë nuk duhet të mendoni për ndarjen tuaj. Të tjerët do të inkurajojnë mllefin tuaj dhe ndihmojnë në planifikimin e hakmarrjes”. – Jana, 22

“Frizurë e re dhe udhëtim vikendi në një qytet tjetër. Gjithashtu, shlyeni nga të gjitha rrjetet sociale”. – Sara, 21

“Fall Out Boy gjithmonë ka qenë grupi im për ta dëgjuar pas ndarjes. E dëgjoj e tërë diskografinë e tyre vazhdimisht (pandërpre). Disa gjëra të tyre të vjetra më përkujtojnë shkollën e mesme dhe të gjitha periudhat e vështira dhe dramatike që i kam kaluar atje dhe më përkujton që gjithashtu do ta përballoj edhe këtë. Gjithashtu, këndimi me zë ‘Sugar, We’re Goin Down’ është shumë lehtësuese”. – Tara, 24

“Shkoj në shtëpi, në shtëpinë time, te prindërit dhe flejë pranë nënës. Apo qentë tanë. Apo së bashku”. – Maja,

“Planifikoj ethe shopingu me nënën apo shoqen e afërt, e kaloj ditën duke blerë dhe duke i dhënë vetes e tërë dashurinë që e meritoj, duke u përkujtuar se meritoj shumë më tepër se që kam marrë nga ajo lidhje. Në mbrëmje pijmë dhe qeshemi. Është afatshkurtër, por blerja e diçka të re më ndihmon të ndjehem mirë dhe për momentin ma kthen e tërë atë vetëbesim të humbur”. – Lucija, 18

“Gjithnjë shikoj filmin ‘He’s Just Not That Into You’ dhe ‘Bridget Jones’s Diary’ në prani të shuuuumë çokollate”. – Tina, 20
“Bëj listën e të gjitha gjërave të këqija që ndërlidhen me të. E di, s’është mirë, por funksionon. Pas kësaj bëj listën e të gjitha gjërave që mund t’i bëj tani kur nuk jemi më së bashku, pastaj dëgjoj listën e veçantë të këngëve që e kam bërë enkas për këso raste”. – Ivana, 24

“Qëndroj në krevat 48 orë, flejë, nuk ecë dhe nuk lëvizë si dhe qajë shuuuumë. Pas kësaj më kalon. Me zë shumë të lartë dëgjoj Taylor Swift dhe Drake dhe pjek ëmbëlsira. Dal me miqtë sa më shumë që mundem. Mendoj seriozisht si të gjej një qen. Vishem ëmbël dhe rregullohem ashtu që të ndjehem mirë dhe me vetëbesim”. – Marina, 22

“Bisedoj me miqtë e mi. Sa më shumë flas për ndarjen dhe si ka ndodhur, e kam më lehtë ta pranoj këtë. Ha shumë ëmbëlsira sepse çokollata në atë moment është miku im më i mirë. Këtë e plotësoj me shkuarje të shpeshta në palestër në të cilën e tërë atë energji negative tentoj ta shëndrroj në diçka të mirë dhe produktive”. – Tania, 24

“Shkoj të planifikoj në malin më të afërm apo eci një rrugë të gjatë. E kam vërejtur se, kur bëj gjëra të tilla të vështira nga të cilat më vonë nuk e ndjejë trupin, mendjen e orientoj më lehtë në mendime tjera”. Lidia, 22

“I shkruaj letrën më të keqe dhe më të sinqertë të cilën kurrë nuk do t’ia dërgoj që ta pranoj se ai edhe nuk ka qenë aq i përsosur siç e kam parë unë. Për këtë shikohem në pasqyrë dhe pyes veten pse nuk i përkushtohem më shumë vetes dhe pse sillem sikur nuk e meritoj e tërë botën, dhe atëherë i premtoj vetes se do të përpiqem të vlerësohem më shumë. Pas kësaj shkoj në Tinder që të kujtohem se në botë ka shumë persona në vend që të harxhoj lotë për dikë i cili që nga fillimi as që ka qenë i vlefshëm”. – Victoria, 25

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat