Pse gjatë periudhës së ovulacionit femrat janë më të disponueshme për seks

Life style

Pse gjatë periudhës së ovulacionit femrat janë më të disponueshme për seks

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:43
Ilustrim

Natyra sipas mënyrës së saj kujdeset që të sigurojë vazhdimësinë e specieve. Dëshmi e kësaj është edhe zgjimi i pasionit të femrave, sidomos gjatë periudhës ovulative.

Nëse ju e njihni mirë ciklin tuaj, keni vënë re me siguri se jeni më të prirur se zakonisht dhe shfaqni interes të veçantë për seks. Kjo i referohet periudhës së ovulacionit, koha më e mundshme për pllenim. Hormoni i testosteronit dhe estrogjenit arrijnë kulmin në mes të ciklit, kur shumica e femrave ovulojnë. Testosteroni nxit libidon tuaj dhe pasionin për intimitet, ndërsa estrogjeni mpreh shqisat tuaja, gjë që janë shumë të dëshirueshmë gjatë raportit seksual.

Për këtë arsye, ju reagoni më shumë në atmosferën rreth jush, muzikë erotike, fikni dritat, qirinj aromatikë, gjë që intensifikojnë rritjen e LH, hormoni lutein që arrin kulmin para ovulacionit – koha e përkryer për të mirëpritur lirimin e vezës. Pra, kur ju mendoni se ndjeni një ngrohtësi të veçantë brenda trupit tuaj dhe eksitoheni pa masë, pyetni veten a bëhet fjalë për temperaturën e dhomës apo ndoshta thejshtë jeni në periudhën tuaj ovulative?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat