A ka të ardhme lidhja juaj?

Life style

A ka të ardhme lidhja juaj?

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 09:28
Ilustrim

Marrëdhëniet kanë ngjyra të ndryshme. Disa kanë një fillim të mrekullueshëm, por papritmas veniten, të tjerët duhet të përballen me vështirësi, por dashuria i mban lidhur shumë fort ndërsa disa marrëdhënie të tjera duket se “është e shkruajtur” të zgjasin përjetë… Nëse mendoni se është fat e keni gabim, çdo gjë ka sekretin e vet. Dëshironi të dini “recetën” si të keni një lidhje që askush tjetër nuk e ka.

Shenjat e mëposhtme tregojnë nëse ju jeni në një lidhje të gjatë, ose nëse i ndiqni si këshilla do e keni një të tillë.

Askush nuk ndan mendime plotësisht të njëjta me një person tjetër. Dallime ka, por asnjë çift nuk ndahet për një arsye të tillë. Mungesa e komunikimit është ajo që krijon krisje në një lidhje e më pas çon në ndarje.

Mos u tregoni egoist. Kjo është mjaft kryesore në në lidhje. Ju duhet të besoni tek njeriu që keni në krahë që ai nuk do t’ju lërë në baltë. Gjithnjë do të keni ku të mbështeteni sepse e dini që dikush mendon dhe kujdeset për ju.

Kini kujdes në rrjedhën e një debati. Nuk duhet të jeni përbuzës ndaj njëri-tjetrit dhe mos mendoni se dini gjithçka.

Asnjëherë mos e vini partnerin në situate të sikletshme në publik. Tek mundoheni të “dilni sipër tij” apo ta injoroni nuk ju bën juve më të mirë, përkundrazi.

Mbani gjallë lidhjen. Gracka e monotonisë është shkaku kryesor se pse shumë njerëz që janë në një lidhje mund të kalojnë aventura dhe më pas të pendohen. Planifikoni udhëtime, shëtitje apo darka dhe filma në kinema spontanisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat