Ja mosha kur femrat dhe meshkujt janë të prirur për tradhti

Life style

Ja mosha kur femrat dhe meshkujt janë të prirur për tradhti

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 16:31
Tradhtia, ilustrim

Tradhëti fizike, tradhëti mendore, sido që ta emëroni ajo mbetet tradhëti! Mund të falet, mund të prishë lidhje, ende mbetet një akt i shëmtuar.

Rreth 60 për qind e meshkujve dhe mbi 45 për qind e grave arrijnë të tradhëtojnë në një pikë.

Arsyet pse njerëzit largohen nga partnerët e tyre janë të ndryshme: disa thjesht e gëzojnë aktin e mashtrimit; të tjerë thonë se ndjehen të mërzitur me martesat e tyre, apo bashkëshortët e tyre nuk ofrojnë më kënaqësi seksuale apo emocionale.

Sipas një studimi nga Universiteti i New Hampshire në Angli meshkujt priren të tradhëtojnë rreth 7% më shumë se sa femrat .Kjo sipas studiesve se raporti pasojë-përfitim është i ndryshëm për femrat e meshkujt.

Për meshkujt, mosha 55 është moment kur ata priren drejt tradhëtisë, ndërsa për femrat është rreth një dekadë më herët.

Megjithatë nëse një mashkull a femër ndihet i plotësuar nuk keni pse i druheni tradhtisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat