Horoskopi, 18 mars 2017

Life style

Horoskopi, 18 mars 2017

Më: 18 mars 2017 Në ora: 07:26
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4 Në punë parashikohen ndryshime të rëndësishme, ku prania e yjeve do të jetë në favorin tuaj, ndaj angazhohuni në maksimum që të jepni më të mirën.

Demi 21/4 - 21/5 Jeni shumë ambiciozë dhe të vendosur, ndonëse do të keni disa vështirësi në gjetjen e personave të duhur, me të cilët do të çoni përpara projektet tuaja. Lidhja me partnerin/en tuaj do ju dhurojë emocione të forta.

Binjakët 22/5 - 21/6 Do të keni disa sekrete të vogla, por mendohuni mirë para se t’ia tregoni dikujt. Pasojat mund të jenë shumë të dukshme. Këshillohet që t’i bëni sytë katër dhe të mos lejoni, që t’iu ikë nga duart një mundësi për punë.

Gaforrja 22/6 - 22/7 Fantazia juaj është gjithmonë në maksimum. Bëni shumë kujdes ndaj personave që ju rrethojnë, pasi disa prej tyre do bëjnë gjëra që do ju irritojnë shumë. Planetët sugjerojnë të largoheni nga gjërat që ju mërzisin.

Luani 23/7 - 21/8 Do të jeni më shumë se kurrë origjinalë, por mos e teproni. Personat që ju rrinë pranë duhet të kuptojnë, se jo keni ide të veçanta, por jeni dhe me këmbë në tokë.

Virgjëresha 22/8 - 23/9 Do të tregoheni më shumë se kurrë të dashur, duke nxjerrë fjalë që nuk i keni thënë prej shumë kohësh. Mos u stepni për asgjë. Do të jeni efikas dhe energjik, në sajë të ndikimit të Marsit në shenjën tuaj.

Peshorja 24/9 - 23/10 Do të keni ritme frenetike gjatë kësaj të premte dhe rrezikoni të tregoheni shumë sipërfaqësor dhe për pasojë mund të gaboni. Disa planete do ju bëjnë ambiciozë dhe gati për të sfiduar gjithë botën.

Akrepi 24/10 - 22/11 Do të jetë një e premte shumë e rëndësishme, pasi gjatë ditës do të nisin projekte shumë ambicioze. Planetet janë në anën tuaj dhe ju mbështesin në punë.

Shigjetari 23/11 - 22/12 Do të jetë një e ditë e cila sugjeron ndryshime. Do të keni dëshirë të guxoni dhe të nisni çdo gjë nga e para. E rëndësishme është që të premtoni vetëm gjëra që i realizoni.

Bricjapi 23/12 - 20/1 Do të jetë një ditë e bukur dhe do të jeni plot energji dhe krijues. Lidhja me partnerin/en, do të jetë argëtuese dhe do jeni në gjendje që të shihni vetëm anët pozitive të çdo gjëje.

Ujori 21/1 - 19/2 Jeni luftëtarë të lindur dhe doni gjithmonë që t’i përballoni sfidat. Në sajë të ndikimit të Saturnit do të ketë takime interesante si dhe emocione të reja në dashuri apo miqësi të reja.

Peshqit 20/2 - 20/3 Kjo e premte do të jetë e parezistueshme për shkak të sfidave që ju presin. Këshillohet që të keni parasysh, nuk duhet të lodheni dhe sforcoheni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat