Ky fustan “inteligjent” ndryshon ngjyrën në varësi të ndjenjave

Life style

Ky fustan “inteligjent” ndryshon ngjyrën në varësi të ndjenjave

Më: 19 mars 2017 Në ora: 22:22
Fustani “inteligjent”

Kompania londineze ‘Cute Circuit’ ka krijuar një fustan ‘inteligjent’, i cili ndryshon ngjyrën në varësi se si ndihet personi që e ka veshur.

Ai përfshin një sensor, i cili mund të kuptojë normën e frymëmarrjes së përdoruesit.

Kur frymëmarrja është e shpejtë, veshja ndriçon në nuancën e ngjyrës vjollcë, ndërsa kur merrni frymë thellë do të rezultojë në ngjyrë gurkali.

Kur përdoruesi merr dhe nxjerr frymën, një sensor shpaloset dhe nxit grafenin të ndryshojë ngjyrën në përputhje me rrethanat.
Fustani u bë publik gjatë një eventi në Qendrën Trafford në Mançester.“Ajo që është e mahnitshme është se grafeni mund të prodhojë energji elektrike, por edhe të jetë transparent.

Në këtë mënyrë fustani nuk ka nevojë për tela që ta bëjnë atë të ndriçojë ngjyrat e ndryshme.” tha Francesca Rosella, dizenjuesja e fustanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat