Sekreti i veshjes së këpucëve të rrafshta “balerinë” pa asnjë dhimbje

Life style

Sekreti i veshjes së këpucëve të rrafshta “balerinë” pa asnjë dhimbje

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:39
Ilustrim

Njerëzit seriozisht nënvlerësojnë faktin se sa të dhimbshme mund të jenë një palë këpucë të rrafshta të llojit balerinka. Taket e larta dihet se janë një kërcënim i njohur, por ky lloj i këpucëve të rrafshta ndoshta është edhe më i keq, sepse ju kurrë nuk e prisni që ky model i sheshtë mund të ju lëndojë! Duket sikur një tradhëti e madhe – si mund të ma bëni këtë mua, ju dukeshit shumë të këndshme në pamje… Dhe, oh sa shumë dhimbje që shkaktojnë… Unë kam hedhur shumë palë këpucë të tilla sepse nuk ishin fare të përshtatshme për mua. Është paksa e vështirë t’u themi lamtumirë por ndonjëherë duhet ta bëjmë këtë.

Megjithatë, ka mënyrë për të reduktuar dhimbjen (një nga ato është blerja sa më e përshtatshme e tyre), ose nëse hiqni atletet tuaja dhe dëshironi të vishni balerinkat atëherë mundohuni së paku të qetësoni dhimbjen duke zgjedhur një palë sa më të përshtatshme për stilin e jetës suaj.

Modelet tjera të rrafshta (me shirita, kopsa etj…) zakonisht ofrojnë më shumë mbështetje në krahasim me llojet tjera. Ndoshta arsyetimi për të blerë balerinka Ghillie?

Po, të lutem!Një çështje tjetër është veshja e tepruar e të njejtave palë dhe stilit të këpucëve. Këmbët tuaja lodhen andaj, bëni ndonjë ndryshim duke eliminuar dhimbjen, me anë të ndërrimit nga këpucë të sheshta në këpucë me lartësi të ndryshme.Nëse sërish ju pengojnë ky lloj i këpucëve, atëherë të paktën mundohuni t’i mban më së shumti gjysmë dite, jo më shumë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat