Arsyet pse gratë nuk kanë mundësi të njëjta punësimi si burrat

Life style

Arsyet pse gratë nuk kanë mundësi të njëjta punësimi si burrat

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:58
Ilustrim

Sipas një teorie të shpalosur në një libër që do të publikohet së shpejti e që quhet Paula Principle, përmenden pesë faktorë që mund të kontribuojnë në pabarazinë dhe frustrimin aktual të grave.

Kjo teori u zhvillua nga profesori Tom Schuller, shkruan The Independent.

Më poshtë keni pesë faktorët që sipas Schullerit e krijojnë këtë dallim:

1. Diskriminimi, i hapur e i mbyllur – që vjen si pasojë e qëndrimeve dhe bindjeve seksiste

2.Arsyet strukturore – prirja më e shpeshtë e grave që të kujdesen për fëmijët e tyre apo për prindërit e vjetër janë disa nga barrierat që i pengojnë gratë në arritjen e punëve të mëdha.

3.Psikologjia – duke u bazuar në besimin e vjetër se një grua do ta hudhë aplikacionin e saj nëse e sheh një specifikë për të cilën nuk ka vetëbesim se mund ta bëjë, ndërkaq meshkujt do të aplikojnë për punën e njejtë, bazuar në një aftësi të vetme të cilën e posedojnë në lidhje me atë punë.

4.Rrjeti vertikal – Shkaku që nivelet më të larta  të punës dominohen nga burrat, ata kanë tendencë që t’iu japin përparësi të rinjve të gjinisë së njejtë , sa i përket punësimit të tyre.

5.Zgjedhjet pozitive – një grua nuk do ta pranojë një punë pa e balancuar me jetën e vet, dhe pa i peshuar qe të dyjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat