Historia tronditëse e 20-vjeçarit: Dashuroj motrën time!

Life style

Historia tronditëse e 20-vjeçarit: Dashuroj motrën time!

Më: 23 mars 2017 Në ora: 10:48
Ilustrim

Një djalë britanik është dashuruar me motrën e tij nga babai, të cilën e ka njohur kohët e fundit. Këtë histori tronditëse, i riu e ka nisur tek psikologia e “The Sun”, së cilës i ka kërkuar këshilla se si të veprojë në këtë rast.

I riu, i ndodhur në dilemë të madhe, kërkon zgjidhje nga psikologia, e cila i ka renditur pasojat e këtij veprimi, duke i kërkuar që ta ndërpresë këtë lidhje menjëherë, pasi përveç të gjithave, ai mund të përfundojë edhe në burg.

Rrëfimi i 20-vjeçarit:

Jam një djalë 20-vjeçar dhe jam rritur me prindër të divorcuar, më saktë babai na ka braktisur kur unë isha vetëm 7-vjeç. Kur isha 18-vjeç vendosa ta kërkoja dhe ta takoja atë. E gjeta shumë pranë zonës që banoja unë, ku jetonte me një partnere të re dhe kishte krijuar një familje me të. I dërgova atij një letër ku i prezantova veten time, dhe pas pak ditësh ai vendosi të më takonte. Në fillim mu duke si tip i mirë por pastaj më tha që nuk do të më shohë më me sy dhe më urdhëroi t’i rrija larg familjes së tij. Kjo gjë më vrau shumë.

Disa javë më vonë i dërgova një mesazh në Facebook vajzës së tij 17-vjeçare, pra gjysmëmotrës sime. Ajo kishte lexuar letrën që i kisha dërguar babait dhe kishte vendosur të më takonte.

U takuam në një klub nate dhe që në takimin e parë kuptuam sa të ngjashëm ishim dhe sa shumë shkonim me njëri-tjetrin. Kur u larguam atë natë, e lamë që do të takoheshim sërish dhe kur u afruam të putheshim në faqe, përfunduam duke u puthur në buzë.

Nga ajo natë kuptuam që mes nesh lindi një ndjenjë shumë e fortë. U takuam sërish dhe përfunduam duke bërë seks në makinë. Ne jemi shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, takohemi gjithmonë dhe kemi një pasion të çmendur, por kemi frikë se si do ta presin prindërit tanë. Këto kohë babai i saj, pra babai ynë, ka filluar të dyshojë, pasi e di që ajo ka një lidhje dhe e pyet pse fshihet dhe nuk e sjell djalin në shtëpi. Jemi në një dilemë shumë të madhe, ne e duam njëri-tjetrin, por nuk dimë si të veprojmë”.

Përgjigjja e psikologes

“Kjo lidhje që keni nisur është vërtetë e rrezikshme dhe, mbi të gjitha, kundër ligjit. Kjo mund të të çojë edhe në dënim me burg për marrëdhënie seksuale brenda familjes. Prindërit tuaj do të tërbohen kur të mësojnë këtë raport që keni ndërtuar. Sa më shpejt ta përfundosh këtë lidhje, aq më mirë do jetë për të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat