4 gabime shumë të mëdha që i bëni gjatë testimit të makeup-it

Life style

4 gabime shumë të mëdha që i bëni gjatë testimit të makeup-it

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:43
Ilustrim

Njerëzit pëlqejnë të testojnë produktet e reja në dyqanet kozmetike. Ju dëshironi të dini se çfarë jeni duke blerë dhe nëse funksionojnë vërtetë, e që sigurisht është një veprim shumë praktik. Por, sa janë të pastër ato produkte kozmetike? Ndoshta aspak të pastra, pasi nuk e dimë se kush me rradhë i ka përdorur njëlloj si ju. Ja disa shprehi që duhet t’i ndërpritni mënjëherë gjatë testimit të makeup-it.

Përdorimi i makeup aplikatorit

Nëse përdorni aplikatorin nga makeup-i, në thelb kjo i bie se jeni duke kërkuar për dëmtim të lëkurës dhe infeksione. Mendoni rreth kësaj se sa e sa njerëz e kanë përdorur maskarën për sy në qerpikët e tyre? Shumë e shëmtuar! Në vend të kësaj, merrni një aplikator të ri për përdorim sa më sanitar.

Ndarja e përbashkët e testerëve

Mos i ndani së bashku testerët me miqtë tuaj! Ju ndoshta mund të ndani ushqimin dhe pijet, por kozmetika është diçka që asesi nuk duhet ta ndani me askënd. Edhe po të ishte personi më i pastër në botë, ata sërish kanë bakterie në fytyrë që mund t’i transferojnë në ju.

Të mos i lani duart

Sigurohuni që duart tuaja të jenë të pastra para se të prekni ndonjë produkt testues. Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që nuk i lajnë duart para përdorimit të testerit, janë të mbuluar me bakterie që shkaktojnë infeksione të ndryshme. Pra, bëjini nder vetes dhe pastroni duart para se të prekni këto produkte kozmetike.

Të zhytni aplikatorin dy herë brenda produktit

Ashtu sikur me ushqimin, ju kurrë nuk duhet të zhytni dy herë aplikatorin në kozmetikë. Kështu, ju tërë bakteriet që i keni në fytyrë rrezikoni t’i fusni brenda produktit kozmetik duke e kontaminuar atë. Kështu do të përhapni bakteriet ngado, andaj bëhuni të vetëdijshëm dhe mos e zhytni aplikatorin dy herë brenda produktit kozmetik. Nëse keni nevojë për më shumë grim, kapni një tjetër aplikues, duke shpëtuar kështu shumë njerëz nga infeksionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat