Mashkullit kurrë mos ia fal: Falja vetes që ke dashuruar një të marrë!

Life style

Mashkullit kurrë mos ia fal: Falja vetes që ke dashuruar një të marrë!

Më: 12 prill 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Pothuajse të gjithëve, pak a shumë njerëz të arsyeshëm, e kanë të qartë që të falësh dhe të lusësh për falje do të thotë mirësjellje.

Falja pastron shpirtin, zbut hidhërimin, ndihmon në mirëkuptim të dyanshëm, harmonizon jetën personale. Në fund të fundit, nuk i jep mundësi inicimi psikomatikës destruktive.

Nuk duhet të falësh njeriun, nëse ai nuk ka bërë asgjë: nuk ka thënë, nuk ka lutur, nuk ka bërë ndonjë akt pendimi.

Aq më parë mashkullit. Kjo nuk është normale. Kjo nxit lejueshmërinë dhe qasjen në çdo gjë. Kjo tregon mungesën e kufijve tuaj personalë dhe i jep njeriut, pikërisht, mundësinë që të veprojë siç ka vepruar edhe më herët.

Të falësh dhe të kërkosh falje – është morale, mirëpo ndikon vetëm tek ai tek i cili ka nivel të njëjtë të vlerave dhe të zhvillimit, si edhe tek ju.

Në rastet e tjera kërkoni falje nga Zoti, luteni për veten dhe për atë njeri, kërkoni falje te vetja për atë që keni lejuar gjëra negative në qëndrimin ndaj vetes, që jeni hidhëruar dhe jeni tërbuar.

Përse mashkullit – sidomos? Për shkak se që nga fëmijëria janë mësuar të lavdërohen dhe të kritikojnë mashkullin vetëm për veprime, e jo për gjendjen.

Për ta është logjikë normale – duhet bërë diçka për të falur.

Kryesisht, kërkoni falje nga Zoti, faljani vetes, e jo atij i cili ju ka bërë keq – Zoti do t’ju falë.

Derisa falja, vetë, të mos arrijë tek ju. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat