Lexojeni me kujdes! Këto janë 20 gjërat që duhet të bësh në jetë

Life style

Lexojeni me kujdes! Këto janë 20 gjërat që duhet të bësh në jetë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 06:16
Ilustrim

Ju duhet të bëni gjërat e vështira. Gjërat të cilat askush tjetër nuk do t’i bëjë. Gjërat që të frikësojnë. Gjërat të cilat do t’ju bëjnë të pyesni veten se sa shumë mund të rezistoni.

Këto janë gjërat të cilat do t’ju përcaktojnë ju. Këto janë gjërat që do të bëjnë ndryshimin midis të jetuarit një jete mediokre apo një suksesi “të egër”.

Gjërat e vështira janë gjërat më të thjeshta për t’u shmangur. Për t’u justifikuar, me pretendimin se ato nuk ju përshtaten.

Që të bëheni të suksesshëm, ju duhet të bëni gjëra të vështira.

Më poshtë janë 20 gjërat që do t’ju çojnë drejt suksesit.

1- Ju duhet të bëni atë telefonatën që keni frikë ta bëni.

2- Ju duhet të ngriheni më shpejt se sa doni të çoheni.

3- Ju duhet të jepni më shumë se sa prisni që të merrni në këmbim.

4- Ju duhet të kujdeseni më shumë për të tjerët se sa kujdesen ata për ju.

5- Ju duhet të falni, edhe pse e dini se do të lëndoheni sërish.

6- Duhet të luftoni edhe pse jeni të plagosur, gjakosur, lënduar.

7- Ju duhet të vijoni të drejtoni, edhe atëherë kur askush nuk është duke ju ndjekur.

8- Ju duhet të vazhdoni të përpiqeni edhe pse deri tani keni dështuar në gjithçka.

9- Ju duhet të investoni tek vetja edhe nëse askush tjetër nuk është duke e bërë një gjë të tillë.

10- Ju duhet të dukeni si një i çmendur ndërkohë që po kërkoni për përgjigje të cilat nuk i keni.

11- Ju duhet t’i doni të tjerët dhe të besoni më të mirën, edhe pse ndonjëherë mund ta keni gabim.

12- Ju duhet të kërkoni për shpjegimet tuaja, edhe kur ju thuhet që duhet të pranoni “faktet”.

13- Ju duhet të bëni gabime dhe të dukeni si një budalla.

14- Ju duhet të përpiqeni dhe të dështoni dhe të përpiqeni sërish.

15- Ju duhet të vraponi shpejt, edhe nëse mbeteni pa frymë.

16- Ju duhet të tregoheni të mirë me njerëzit të cilët janë sjellë keq me ju.

17- Ju duhet të respektoni afatet që janë të paarsyeshme dhe të arrini rezultate të pashembullta.

18.Ju duhet të mbani përgjegjësi për veprimet që bëni, edhe atëherë kur gjërat shkojnë keq.

19- Ju duhet të ecni përpara, aty ku doni të jeni, pavarësisht pengesave që mund të hasni para jush.

20- Ky është sekreti i suksesit. Bëni gjërat e vështira. Ju do të befasoheni se sa potencial keni brenda jush!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat