9 gjërat që bëjnë meshkujt për t’i magjepsur femrat!

Life style

9 gjërat që bëjnë meshkujt për t’i magjepsur femrat!

Më: 23 prill 2017 Në ora: 23:53
Ilustrim

Ndonjëherë femrat mendojnë se mirësjellja e meshkujve dhe përkushtimi i tyre ekziston vetëm në libra apo filma. Por, ne duam të ju sigurojmë se nuk është ashtu. Ka ende zotërinj të vërtetë në botën që na rrethon.

Bright Side pohon faktin se ka ende heronj të vërtetë në mesin e meshkujve që i mahnisin femrat. Ja 9 gjeste të përditshme që mund t’i bëjë një mashkull i ngazëllyer:

Të ju hap dyert kudo

Një mashkull që nuk priton të dal nga vetura për t’ia hapur derën zonjës së tij, është shumë i kujdesshëm dhe me sjellje të mirë. Për mashkullin, është shumë me rëndësi që të dijë se femra e tij është e sigurtë dhe rehat. Secila femër do ta kishte respektuar këtë gjest të hijshëm.

Të ndajë edhe kafshatën e fundit

Secila nga ne e dimë se pushtimi i zemrës së mashkullit është përmes stomakut të tij. Nëse një mashkull ndan kafshatën e fundit për ju, kjo nënkupton se ai kujdeset dhe ju do sinqerisht.

Të kalojë shumë kohë me familjen tuaj

Nëse një mashkull ndan kohë për t’i shikuar së bashku fotot nga fëmijëria juaj, zgjedh të kalojë kohëme prindërit tuaj në vend që të luajë futball me shokët e tij gjatë vikendit, kjo ka shumë domethënie se ai ju vlerëson.

Ju njofton me të gjithë

Mashkulli i cili e njofton femrën e tij në publik me ndonjë mik, familjar apo dashamir, kjo e bën femrën të ndihet e dashur dhe e respektuar nga ana e tij.T’ju befasojë me dhurata pa arsye të caktuar

 

Sot, zotërinjtë e vërtetë nuk iu duhet ndonjë datë e veçantë për t’i shpërblyer femrat me ndonjë buqetë me lule apo ndonjë dhuratë simbolike. Kjo mund të ndodhë, thjeshtë pas orarit të punës kur kthehet në shtëpi dhe ta befasojë të dashurën pa ndonjë arsye të caktuar.

Gjithmonë ju mbron

Është një gjest tjetër që jo secila femër e vëren. Sidoqoftë, është mjaft e qartë nëse jeni duke ecur në rrugë dhe ai zgjedh që ju të ecni më afër trotuarit ndërsa ai në pjesën tjetër të rrugës. Këta persona dijnë si të mbrojnë të dashurën e tyre nga situata të papritura dhe pasoja të rënda.

Puth ballin tuaj

Nëse një mashkull shpreh ndjenjat e tij për të dashurën duke puthur ballin e saj, kjo nënkupton se ai mashkull është shumë i lidhur për të. Nga ana tjetër, edhe ajo ndjen një respekt të veçantë dhe kujdes të mirëfilltë.

Ju mbush veturën me karburant

Kjo është një befasi e bukur që tregon se mashkulli është një zotëri i vërtetë që secila femër do ta kishte ëndërruar. Duke vepruar kështu, ai përpiqet të tregojë dashurinë dhe kujdesin, pa pritur asgjë si këmbim.

Gjithmonë ju ndihmon të vishni pallton

Natyrisht, secila femër mund të vesh vet një pallto, por kjo nuk është çështje paaftësie. Kjo tregon mirësjelljen dhe respektin e një mashkulli kundrejt jush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat