Ky është dëmi më i madh që mund të jeni duke ia shkaktuar unazës

Life style

Ky është dëmi më i madh që mund të jeni duke ia shkaktuar unazës

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:37
Ilustrim

Rutina juaj e mëngjesit mund të jetë thuajse si e çdo vajze apo gruaje tjetër: zgjoheni herët, përpiqeni të mos rrëzoheni në grumbullin e rrobave që i keni hedhur, shkoni në tualet për të bërë një dush, dhe – ndaluni, pauzë – këtu duhet të ndaleni pak! A pastroheni gjatë kohës kur e keni vënë unazën?

Nëse po, atëherë mund të jeni duke i shkatërruar plotësisht aksesorët tuaj!

“Ndoshta nuk është shumë problem ta mbani një unazë dasme metalike gjatë kohës kur bëni dush, por gjithmonë është më e rekomandueshme t’i hiqni”, thotë Elizabeth Doyle, gemologe dhe pronare e “Doyle & Doyle Jewerls” në Nju Jork.

“Shamponi dhe zbutësi i flokëve mund të përmbajnë kimikale të ndryshme të cilat me kohën e dëmtojnë metalin”, thotë ajo, ndërsa Jennifer Gandia, pronare e “Greenwich Jewelers” në Nju jork, po ashtu thekson se efektet e ujit dhe sapunit mund të jenë të vështira për t’i hequr.

Sidoqoftë, ato tregojnë se zhytja në pishinë apo pastrimi i shpejtë në palestër nuk janë të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat