Moda, fustanet e ëndrrave për mbrëmjet e mëdha

Life style

Moda, fustanet e ëndrrave për mbrëmjet e mëdha

Më: 19 maj 2017 Në ora: 10:23
Fustanet e mbrëmjeve

Të gjatë, të çmueshëm, e mahnitës. Janë fustanet e mbrëmjeve të mëdha , një veshje e fortë e koleksioneve të të gjithë shtëpive të modës.

Joshës, në modë dhe shkëlqyes janë të gjithë për t’u admiruar dhe ëndërruar: për atë që nuk ka probleme për buxhetin, ndoshta mund të blihen e  dhurohen.

Për të gjitha janë ikona nga të cilat mund të frymëzoheni dhe të zbuloni stilin tuaj të mbrëmjeve të mëdha. Siç dëshiron sezoni i nxhetë, e zeza nuk është pothuajse ligj. Në pasarela janë parë shumë propozime me ngjyra, me nuanca të të kuqes, të propozuar nga Gucci dhe Bottega Veneta dhe ngjyrat pastel, si në koleksionet e Blugirl dhe Luisa Beccaria.

Duke qenë se në mbrëmje duhet të shkëlqesh , mund të përdoren edhe ngjyrat e metalit, si për gjithë veshjen të propozuar nga Angelo Marani dhe Aquilano Raimondi, ose për detajet e çmueshme dhe dekorimet më të rëndësishme, siç ka bërë për shembull Cavalli.

Gjithashtu dantella është një tjetër temë e madhe e modës në vitin 2017, ku spikasin modelet e Roccobarocco dhe Laura Biagiotti. E zeza që nuk ikën asnjëherë nga moda, mund të vishet edhe si sfond për stampimet me ngjyra, gjithmonë në copa të lehta, siç sugjerojnë Fendi dhe Alberta Ferretti.

Image
Fustanet e mbrëmjeve
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat