Këshilla për veshje që ju bëjnë të dukeni më të gjata

Life style

Këshilla për veshje që ju bëjnë të dukeni më të gjata

Më: 20 maj 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Nëse doni vithe të rrumbullakosura, mund t’i arrini duke u ushtruar, nëse doni gjoks më të madh mund t’i nënshtroheni operacioneve plastike, e nëse doni këmbë më të gjata, mund të realizoni disa truqe me veshjet tuaja, që ju bëjnë të dukeni më të gjata.

Që t’ju lehtësojmë veshjen e përditshme ju sjellim disa këshilla se si të “zgjatni” këmbët.

Vishni një ngjyrë

Një dukje monokrome krijon iluzionin e një trupi automatikisht më të gjatë.

Provoni xhaketat e shkurtra 

Një fustan dhe një xhaketë e shkurtër, do të bëjë të tjerë të besojnë se ju keni këmbë të gjata, pasi askush nuk të kuptojë se ku fillon shtrati dhe këmbët tuaja. Këtë iluzion e krijon xhaketa.

Këpucë ngjyrë krem 

Zgjidhni këpucë që janë në një ngjyrë me tonalitetin e lëkurës dhe shmangni këpucët me shumë lidhëse pasi shkurtojnë pamjen tuaj.
Pantallonat me bel të gjatë janë gjithnjë një ide e mirë ! Sigurohuni t’i kombinoni me taka dhe nëse pantallonat janë të gjera zgjidhni bluza të ngushta ose e anasjellta.

Vijat vertikale 

Shmangni vijat horizontale dhe thuajini PO gjithmonë vijave vertikale.

Çizmet e gjata janë gjithashtu një gjë e nevojshme në garderobën e një femre të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat