Kur të plakesh do të pendohesh sepse…

Life style

Kur të plakesh do të pendohesh sepse…

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:58
Ilustrim

… ke humbur rastet për udhëtim, sepse njëherë kur të plakesh do të kesh më shumë anëtarë të familjes, obligime dhe harxhime dhe nuk mundesh aq lehtë të organizosh udhëtime.

Nuk ke mësuar ndonjë gjuhë të huaj, sepse sa më shumë që e zgjatë, aq më vështirë e ke për ta mësuar.

… Ke mbetur në lidhje të keqe, sepse tani e vëren se ke mundur edhe më herët ta ndërpresh atë.

Nuk ke aplikuar më shumë krem për rrezatim, sepse njollat nga dielli, dhe në rastin më të keq edhe kanceri i lëkurës nuk janë përvojë e mirë. Kurse ke mundur t’i pengosh.

… ke humbur rastin ta njohtosh këngëtarin tënd të preferuar. Gjithmonë duke besuar se do të ketë raste tjera, kurse ja tani e sheh se ai ka qenë i vetmi të cilin nuk e ke shfrytëzuar, sepse ke pritur.

… je friguar t’i bësh disa gjëra, vazhdimisht duke qëndruar në zonën tënde të komoditetit, nga e cila është dashur të dalësh kohë më parë.

Nuk je stërvitur me kohë, sepse tani është vërtetë vështirë të kyçeni në aktivitete fizike.

… i ke lejuar vetes që rolet e gjinisë të të definojnë. Ke mund të jesh gjithçka që ke dëshiruar, po t’i kishe thyer barrierat.

Nuk e ke lënë atë punë të tmerrshme. E qartë se është dashur të paguash faturat, por të kishe qenë më e guximshme, ke mund të punosh edhe një punë më kreative, të guxosh dhe të bëhesh e fortë në besimin e realizimit të ëndrrës tënde.

… nuk je përpjekur më shumë në shkollë. Pavarësisht nga notat, do të vijë keq që nuk ke dëgjuar ligjëratat, nuk je marrë me mësimin e materialeve interesante, kur kishe edhe kohë edhe mundësi.

Nuk e ke pranuar veten ashtu siç je dhe që nuk ke qenë e vetëdijshme sa e bukur je.

… je friguar të thuash ‘të dua’. Do ta kuptosh se thelbi nuk ka qenë që të marrësh përgjigje për shprehjen, por t’i verbalizosh emocionet tuaja dhe ti tregosh personit se e dashuron. Ndoshta ai as që e ka kuptuar ndonjëherë këtë.

Nuk i ke dëgjuar këshillat e prindërve. Këtë do ta kuptosh më së miri kur të kesh fëmijët e tu dhe kur të shohësh se gjithçka që i flet atyre, kanë vetëm mendime dhe qëllime të mira.

… ke qenë e plotësuar për vete dhe ke menduar se je më e mençura në botë. Do të vijë turp, kur të kuptosh se sa e paditur ke qenë.

… je brengosur se çka mendojnë të tjerët. Sepse do ta kuptosh se jeta jote është absolutisht vetëm e jotja dhe askush nuk ka të drejtë të të tregojë çka të bësh.

… i ke përkrahur të tjerët t’i realizojnë ëndrrat e tyre, kurse tuajat as që ke tentuar t’i realizosh.

… ke harxhuar kohën me disa njerëz, vende dhe ngjarje, në vend që të vazhdosh tutje.

Je përmbajtur dhe që nuk i ke shprehur emocionet kur je e zemëruar, pikëlluar apo mllefosur.

Lexoni edhe këtë:   Si foshnjat i shohin prindërit e tyre? Shkencëtarët kanë zbuluar diçka shumë interesante!

… nuk je kujdesur për veten. Është dashur. Së paku me qindra herë.

Nuk i ke ndihmuar të tjerëve, sepse empatia dhe zemërgjërësia e pasurojnë njeriun përbrënda.

Që i ke anashkaluar dhëmbët tuaj dhe rrallë ke vizituar dentistin. E din tani kur mbanë protezë.

… ke humbur rastin t’i bësh ca pyetje gjyshit apo gjyshes para se të vdesin. Do ta kuptosh shumë vonë sa të vlefshëm kanë qenë për ty dhe do të mërzitesh për këtë, por nuk mund ta kthesh kohën.

… ke punuar shumë. Sepse askush nuk është ankuar pse ka kaluar shumë kohë me familjen, por të gjithë ankohen pse e kanë lënë anash për shkak të punës.

Nuk ke mësuar të gatuash dhe bësh specialitete. Ke mund realisht ta mësosh së paku një gjellë që ta kesh si pretekst për çdo rast.

Nuk e ke çmuar atë që ke, gjithmonë duke vrapuar pas diçkaje të re, gjoja më të mirë, por duke humbur edhe atë që për momentin e ke pasur.

Që nuk e ke kryer atë që ke filluar. Qoftë në realizimin e ideve, udhëtimit, parakualifikimit apo diçka krejt tjetër. Është dashur të këmbëngulni për këtë.

… që nuk je argëtuar në festa, sepse më vonë as që do të jesh prezent në to, kurse atëherë ke mund të jesh mbretëresha e karaokeve, yll i mbrëmjes dhe në podiumin e vallëzimit. Përse nuk e ke bërë?

… ke lejuar që disa rregulla kulturore, fetare, kombëtare apo tjera të të orientojnë si person.

Nuk keni lejuar që shoqërimet të ndryshojnë me vitet, sepse është normale që me vite njerëzit ndryshojnë, si dhe drejtimet e tyre në jetë. Por kjo nuk i pengon të mbeten miq.

… nuk ke luajtur mjaftueshëm me fëmijët. Sepse sa hapë e mbyllë sytë bëhen të rritur dhe thjeshtë ndalojnë të luajnë.

Nuk ke rrezikuar, posaçërisht në dashuri. Sepse ke mundur dhe është dashur, por nuk ke guxuar për arsye plotësisht të pakuptueshme.

Nuk ke bërë më shumë miqësi, sepse kjo do të jetë më me rëndësi në jetë. Vendimtare për punë, por edhe krijimin e miqësive të reja.

… je brengosur tepër. Sepse shumë nga këto as që kanë ndodhur, kurse t’i je brengosur se do të ndodhin.

… ke hyrë në diskusione të panevojshme dhe keni shkaktuar panik pa nevojë.

Nuk ke kaluar mjaft kohë me ata që i dashuron. Nuk ke pasur asgjë justifikim për këtë.

Nuk ke mbajtur fjalim para masës së njerëzve. Sepse kurrë nuk e ke kuptuar se ke qenë lidere e lindur, kurse je friguar ta provosh.

Nuk ke qenë falënderuese më parë, sepse sot e di se gjithçka që ke pasur ndonjëherë, duke filluar nga ajri që e thithë deri te ato që ke është dhuratë e madhe për të cilën kurrë nuk ke thënë faleminderit.

Thuaj sot.

Faleminderohu.

Vlerësoji të gjitha që i ke.

Dashuro dhe thuaje këtë me zë.

Më vonë do të pendohesh pse nuk i ke bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat