Horoskopi, 29 maj 2017

Life style

Horoskopi, 29 maj 2017

Më: 29 maj 2017 Në ora: 07:39
Horoskopi

Dashi 21/3 – 20/4

Ju dhe partneri/ja juaj nuk e kuptoni njëri-tjetrin, njësoj si të flisnit gjuhë të ndryshme. Një numër i madh planetësh do ju ndihmojnë në projekte të ndryshme profesionale që keni ndërmend.

Demi 21/4 – 21/5

Nuk mund të limitoheni duke qenë vetëm spektatorë pasiv. Keni një kapacitet organizativ të dukshëm, i cili do të mbështetet edhe më shumë në sajë të ndikimit të fortë të Mërkurit.

Binjakët 22/5 – 21/6

Në familje do të keni disa pengesa të cilat do arrini që t’i kapërceni në sajë të ndikimit të Venusit. Në punë nuk mund të mënjanoheni, por duhet të jepni kontributin tuaj.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Ylli juaj udhëheqës do ju mundësojë një ditë shumë të mirë. Do arrini të kapërceni çdo problem profesional dhe në dashuri, duke e rikthyer lidhjen tuaj në ekuilibër.

Luani 23/7 – 21/8

Kundërshtia e disa planetëve do të bëjë që të keni ngarkesë të madhe në punë. Mbrëmja pritet të jetë më qetësuese, ndaj lejojini vetes disa momente qetësie me partnerin/en tuaj.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Planetet do ju mbështesin maksimalisht, duke i’u treguar rrugën që duhet të ndiqni. Në sferën profesionale do të jeni të kënaqur. Edhe në familje do të jepni kontributin tuaj, i cili do të vlerësohet.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do të jetë një e hënë e mbushur me angazhime dhe duhet të bëni kujdes që të merreni me të gjitha. Është i ditur fakti që profesioni ndërtohet ditë pas dite, por që vlerësimi jepet më vonë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Do të rigjeni harmoninë në dashuri. Në këtë fillimjavë do të keni më shumë energji, vendosmëri dhe rezultate, duke rezultuar mjaft të frytshëm dhe me ambicie në punë.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Me kokëfortësinë tuaj mund të hasni probleme duke u mbyllur brenda në guaskën tuaj. Si në profesion edhe në dashuri, do të keni mjetet e duhura për t’ia dalë në vendosjen e rregullave tuaja.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Kushtojini vëmendje këshillave me vlerë të një eksperti për të zgjidhur problemet profesionale. Planete të ndryshme do të përplasen në shenjën tuaj duke shkaktuar trazira.

Ujori 21/1 – 19/2

Jeni distancuar aq shumë sa që tani e keni shumë të vështirë të gjeni gjallërinë e duhur, por kini besim. Nëse maji ju ka mbushur me pakënaqësi, diçka do të ndryshojë për mirë dhe do e vini re së shpejti.

Peshqit 20/2 – 20/3

Një numër i madh planetësh po punojnë në shenjën tuaj, për t’iu lehtësuar detyrimet. Sidomos në sferën profesionale mund të vini në zbatim plane që keni në sirtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat