Sekreti për flokë të përsosur? Balsami para shampos!

Life style

Sekreti për flokë të përsosur? Balsami para shampos!

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:01
Ilustrim

Një trend i ri, i quajtur “përmbysja e larjes së flokëve”, përbën një metodë revolucionare në mënyrën sesi duken flokët, pa nevojën e përdorimit të produkteve të shtrenjta profesionale.

Çfarë duhet bërë? E thjeshtë: përdoret balsami, pastaj shampoja. Arsyeja? Teoria thotë se nuk ka rëndësi sa mirë shpëlahen flokët pas balsamit, pasi ai i bën ato të duken pa volum. Përmbysja e rendit të larjes së flokëve synon që t’u japë flokëve efektet e balsamit, pra volumin e shtuar, por pa efekte anësore.

Mënyra më e mirë për ta testuar këtë efekt është prova e larjes. Në fillim balsami, në fund shampoja, pa përdorur produkte shtesë. Rezultatet janë fantastike.

Metoda është e thjeshtë: lagen flokët, pastaj aplikohet balsami i preferuar, duke u përqendruar më tepër në majat e flokëve sesa tek rrënjët (ku aplikohet një sasi e vogël). Balsami lihet në flokë për pesë minuta, pastaj shpëlahet tërësisht. Në fund përdoret shampoja, pastaj shpëlahet dhe kjo përsëritet edhe njëherë, duke u siguruar që produkti të përdoret në sasinë e duhur.

Nëse kjo procedurë përsëritet pas dy ditësh nga larja e parë, dallimi mund të vihet re. Flokët fillojnë të duken më me volum dhe më të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat