Rrëfehet 20-vjeçarja: Seksi me shokun e të dashurit ishte mahnitës, por ajo që po më mundon... - Bota Sot
Rrëfehet 20-vjeçarja: Seksi me shokun e të dashurit ishte mahnitës, por ajo që po më mundon...

Life style

E premte, 23 qershor 2017

Rrëfehet 20-vjeçarja: Seksi me shokun e të dashurit ishte mahnitës, por ajo që po më mundon...

Nga: Bota sot Më: 19 qershor 2017 Në ora: 12:53
Foto ilustruese

Një femër 20-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, historinë sekrete me shokun e banesës së të dashurit të saj. Ajo ka thënë se seksit me të nuk mund t’i rezistojë, por tani ndihet në faj të madh për shkak të tradhtisë bërë të dashurit, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Unë jam duke pasur një marrëdhënie sekrete me shokun e banesës së të dashurit tim. I dashuri im nuk dyshon për ndonjë gjë, por mua fajin po më vret.

E gjitha filloi kur i dashuri im u shpërngul në Londër për një punë gjashtë muaj më parë. Ai udhëtoi me tren rreth tre orë larg, prandaj isha e frikësuar që ai do të gjente një vajzë tjetër.

Unë u lehtësova në fundjavën e parë që shkova në vizitë kur zbulova se po merrte me qira një dhomë në një pjesë të shtëpisë me gjashtë djem të tjerë.

Unë jam 20 vjeçe dhe i dashuri im është 23 vjeçar. Një nga djemtë është 21 vjeç, i gjatë, tonifikuar dhe shumë tërheqës - dhe ne kaluam shumë mirë.

Ai nuk ishte aty herën tjetër kur e vizitova të dashurin, por disa muaj më vonë isha në një mbrëmje me të shoqet e mia në Leeds për ditëlindjen e tyre.

Isha në bar kur dikush më shtrëngoi krahun. Ishte shoku i bukur dhe i gjatë i të dashurit tim. Ai është nga zona dhe kishte dalë jashtë me miqtë.

Qëndruam të gjithë bashkë për një kohë të gjatë atë natë, por unë përfundova me këtë djalë në dhomën e tij të gjumit. Ai më puthi dhe qeshi, por nuk e ndalova. Ai filloi të më përkëdhelte mua dhe unë e desha.

E gjitha kjo ndodhi shpejt dhe përfunduam duke bërë marrëdhënie seksuale. Ne filluam të shkëmbenim mesazhe çdo ditë pas kësaj dhe vazhdonim flirtimin.

I dashuri im pastaj më ftoi në Londër për një fundjavë. E dija që shoku i të dashurit tim do të ishte atje këtë kohë.

Qëndrova larg prej tij derisa mbërritëm në shtrat. Dashuria ime tashmë ishte në gjumë kur mora një mesazh nga shoku i tij.

Dola nga shtrati she shkova në dhomën e tij.

Ai e mbylli shpejt derën, më kapi dhe më puthi dhe përfunduam duke bërë seks përsëri atë natë.

Më pas ika tek i dashuri im në shtrat, por nuk munda të fle.

Ndihesha fajtore për të gjitha. Unë thjesht nuk e di se çfarë të bëj tani.

Përgjigjja e psikologes:

Edhe nëse jeni në një marrëdhënie të mire, kjo nuk ju ndalon të imagjinoni njerëz të tjerë, por veprimi është i rrezikshëm. Ju keni qenë me fat, por është vetëm një çështje kohe para se të zbuloheni.

Atëherë do të jetë shumë e pakëndshme. Mund të duket emocionuese të kesh seks sekret me një djalë tjetër, por po dëmton marrëdhënien tënde me të dashurin tend, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Marrëdhëniet me distanca të gjata mund të jenë të vështira për t'u mbajtur. Nëse e doni të dashurin tuaj, rivendosni jetën tuaj seksuale dhe e bëni më të dobishme. Nuk ka asnjë arsye pse seksi nuk mund  të jetë aq i mirë sa me mikun e tij.

Nëse ju nuk mund të bëni atë punë, atëherë përfundojeni lidhjen me të. Sa më gjatë ta lini atë, aq më shumë do të lëndohet dhe ai do të urrejë duke kuptuar se ai është mashtruar. Mos u mbështetni te djali tjetër që nuk dëshiron diçka më shumë se seksin rastësor./BS

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test