Horoskopi i datës 28 qershor 2017

Life style

Horoskopi i datës 28 qershor 2017

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 07:07
Ilustrim

DASHI

Do të keni një sjellje ironike ndaj një personi që nuk ju pëlqen. Në ambientin e punës do të thjeshtoni një situatë që deri diku ju dukej e ndërlikuar. Në dashuri, partneri mund t’ju bëjë një skenë xhelozie. Kujdes!

DEMI

Ka ardhur momenti për të ecur përpara e do të keni mundësi të përmirësoni imazhin tuaj. Në ambientin e punës do të bëni progres me idetë tuaja. Në aspektin afektiv tregohuni të duruar.

BINJAKET

Do të jetë një ditë e qetë larg shqetësimeve të përditshme. Në ambientin e punës do të merrni rezultate të mira. Në dashuri do të jeni të qetë e më në fund mund të jetoni intimitetin tuaj të lumtur.

GAFORRJA

Do të jeni mjaft të përpiktë dhe do të keni mbështetjen e yjeve. Në ambientin e punës do ju bëhet një propozim interesant. Në aspektin afektiv pavarësisht dallimeve karakteriale ekziston një dashuri e madhe mes jush. 

LUANI

Do të ndiheni paksa në siklet në lidhje me një person që e njihni mirë. Në ambientin e punës do të vendosni të bëheni pjesë e projekteve të reja. Në aspektin afektiv për të tërhequr vëmendjen e partnerit do ti bëni një surprizë të këndshme.

VIRGJERESHA

Gjatë ditës së sotme do të përpiqeni të përfundoni detyrat tuaja në punë. Në aspektin afektiv partneri juaj do ju inspirojë duke mos vënë në diskutim principet tuaja edhe pse nuk konçidojnë më të tijat.

PESHORJA

Diçka ju ka zhgënjyer e do ju duhet të ndryshoni sjellje ndaj një miku që sipas jush nuk është treguar i drejtë. Në ambientin e punës do të merrni sot vlerësim nga eprorët tuaj

AKREPI

Do të kërkoni strategji të reja për ta bërë sa më speciale ditën e sotme. Në ambientin e punës do të bëni analiza të kujdesshme për  të marrë mbështetjen e kolegëve tuaj.

SHIGJETARI

Është e nevojshme ti dedikoni më shumë hapësirë nevojave tuaja. Në ambientin e punës nuk do të pranoni justifikime. Në aspektin afektiv nëse dëshironi që gjërat të ecin mirë duhet të tregoheni të sinqertë me partnerin. 

BRICJAPI

Do të ndjeheni të lodhur e të stresuar e do të keni dëshirë të largoheni në një vend të qetë. Larg prej ritmeve të përditshme. Në ambientin e punës do të kërkoni me insistim të drejtat tuaja.

UJORI

Do ju ngarkohet një çështje e rëndësishme familjare. Në ambientin e punës do të përfitoni nga një situatë që do të jetë në favorin tuaj. Në aspektin afektiv do ti përkushtoheni me shumë dashuri partnerit. 

PESHQIT

Gjatë ditës së sotme mund ti besoni plotësisht një mikeshe tuaj. Në ambientin e punës do të jeni të disponueshëm për ndryshime. Në planin afektiv do ti kushtoni kohën tuaj të lirë personave tuaj më të dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat