4 gjëra që duhet ti bëni për fëmijët tuaj

Life style

4 gjëra që duhet ti bëni për fëmijët tuaj

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 11:49
Ilustrim

Pediatri finlandez Jari Sinkkonen këshillon me katër fjali se çfarë prindërit duhet t’u thonë fëmijëve të tyre.

Së pari, ai u kërkon prindërve të admirojnë pamjen e jashtme të fëmijëve të tyre duke ju thënë, për shembull, “Je shumë i/e bukur”

Për prindërit finlandezë, admirimi i paraqitjes së jashtme ka qenë tradicionalisht i vështirë. Jemi mësuar që fëmijët ti lavdërojmë vetëm për tu mburrur se janë të zellshëm, por jo ??edhe të bukur. Komentimi për dukjen e jashtme është konsideruar vetëm për gjërat materiale.

Sinkkonen thekson se fëmija duhet të jetë i magjepsur në sytë e prindërve të tij për të qenë në gjendje të zhvillojë një bazë për vetëvlerësim të shëndetshëm.

Askujt nuk i bën dëm nëse i thuhet se është i mrekullueshëm, thekson Sinkkoneni.

Një tjetër sugjerim i Sinkkonen është “Përballja me realitetin”. Fëmija ka nevojë të jetë kërkues, të luftojë, të ulet e të ngritet dhe të zgjedhë rrugën e tij. Fëmija duhet të ketë së paku një udhëtim çdo vit, edhe nëse ai nuk kërkon një gjë të tillë, thekson ai.

Së treti, fëmijët duhet ti pyesni: “Çfarë ke bërë sot në kopsht? Si ke kaluar në shkollë?” Sipas Sinkkonen, pas një pyetjeje të tillë, prindi duhet të dëgjojë, të mos mërzitet ose të jap këshilla.

Gjëja e katërt që duhet të bëni është ti pyesni “Çfarë do të dëshironit të bënit në festën e ardhshme?”

Pyetja nuk nënkupton heqjen dorë nga përgjegjësia e fëmijës dhe fuqia vendimmarrëse. Thjesht do të thotë të vlerësosh mendimet e tij. Është e rëndësishme që një njeri të ndjehet i vogël derisa mendimi i tij të jetë i rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat