Një gjumë i bërë si duhet, rrit nivelin e inteligjencës

Life style

Një gjumë i bërë si duhet, rrit nivelin e inteligjencës

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 00:07
ilustrim

Është ndër fazat më të preferuara të harkut 24 orë të ditës për shumicën, e jo për fajin e tyre. Gjumi është gjithë çka duhet pas një rutine të lodhshme, e studimet më të fundit kanë zbuluar se çdokujt i nevojitet vetëm tetë orë qetësi totale në ditë.

Pse ka rëndësi gjumi i bërë mirë? Relaksi i trupit dhe trurit shplodh zonat e të menduarit, duke bërë që dita të nisi pa strese të tepërta. Në këtë mënyrë, fokusi i kushtohet punëve të rëndësishme. Neuronet bien në gjendje qetësie për plot tetë orë, çka do të thotë se mundësia për lodhje të tepër gjatë aktivitetit ditor nuk ekziston. Kështu, rëndësia e dhënë drejtimeve të duhura, ndihmon në rritjen e nivelit të inteligjencës. Studiuesit sugjerojnë të bëni të pamundurën për të përmbushur tëtë orë gjumë, larg zhurmave apo faktorëve bezdisës. Do të shihni rezultate të menjëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat