Dy maska 100 % natyrale që fshijnë njollat kafe të sapoformuara nga dielli

Life style

Dy maska 100 % natyrale që fshijnë njollat kafe të sapoformuara nga dielli

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:09
Ilustrim

Edhe pse në artikujt tanë ju këshillojmë të keni kujdes me ekpozimin në diell, ndodh që harxhoni para duke blerë rrobat e banjos më të fundit, shajet e plazhit apo shpaka e askesorë shumëngjyrësh dhe harroni më të rëndësishmin: kremin kundra diellit. Papritmas e gjeni veten me njolla kafe dhe të kuqe në fytyrë të cilat shfaqen fillimisht në trajtën e qukave dhe gradualisht formojnë harta të mëdha. Living ju sjell dy maska shumë efektive që nëse i përdorni në kohë do të fshijnë si me magji çdo njollë nga fytyra.

1.Maskë më tërshërë, kamomil dhe mjaltë

Për të përgatitur këtë maskë ju nevojiten: 250 ml lule kamomili (në mungesë të saj mund të përdorni bustinat e gatshme të çajit të kamomilit), 1 lugë gjelle mjaltë dhe 2 lugë gjelle tërshërë e imët. Zieni fillimisht lulet e kamomilit ose bustinat, mjafton vetëm t’ju jepni një valë. Kaloni në frulator mjaltin dhe tërshërën, duke shtuar nga pak çajin e kamomilit derisa masa të bëhët kremoze. Pasi të jetë ftohur paksa, vendoseni mbi fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Në fund lani fytyrën me ujë të vakët ose me ujin e zierjes së kamomilit dhe lëreni të thahet natyralisht.

2.Maskë me veze, domatë dhe maja birre

Me siguri tre përbërësit e mësipërm ju bëjnë të mendoni se do të gatuajmë ndonjë recetë, në të vërtetë do t’ju njohim me një maskë shumë efektive që jo vetëm zbardh fytyrën, por edhe e ushqen atë.
Për këtë maskë ju duhen: 1 gotë ujë 200 ml, 3 gjethe të thara dafine, 1 e bardhë veze, 1 domate mesatare dhe 2 lugë çaji me maja birre. Vendosni në zjarr ujin me gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë për 20 minuta. Lërini veçmas dhe vazhdoni me pjesën tjetër të përgatitjes. Merrni domaten dhe kalojeni në frulator, bashkojeni me të bardhën e vezës dhe majanë e birrës. Pasi t’i keni përzier me lugë druri shtoni 2-3 lugë ujë nga zierja e gjetheve të dafinës. Aplikoni maskën me gishta në gjithë fytyrën dhe lëreni te veprojë për 15 minuta. Në fund lajeni me ujë të fohtë dhe aplikoni kremin hidratues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat