Të puthësh fëmijët në buzë. Po apo jo?

Life style

Të puthësh fëmijët në buzë. Po apo jo?

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 11:45
ilustrim

Nuk ka një përgjigje të saktë. Edhe shkenca duket se nuk  është e qartë për këtë pjesë. Gazeta britanike ‘The Sun’ shkruan se puthja në buzë, bën konfuz fëmijet. Doktoresha Charlotte Reznick sqaron se fëmijët ngattërohen sidomos kur shohin prindërit që puthen në buzë sepse i bën të shkëmbejnë afeksionin seksual me atë prindëror duke i bërë që të pyesin veten: “Nëse nëna i jep një puthje në buzë babait dhe anasjelltas çfarë do të thotë nëse unë, një fëmijë puth prindërit e mi në buzë?”

Por ndërkohë psikologia Sally-Anne McCormack  thotë se “nuk ka absolutisht asgjë të puthësh fëmijët e tu në buzë”. Sipas saj është e njëjta gjë si në rastin kur nëna ushqen fëmijët me gji dhe kjo nuk krijon aspak konfuzion. “Disa persona mund ta shohin nga ana negative, por nuk ka asgjë të keqe t’i japësh përkedhelje fëmijës tënd” –thotë ajo.

Gjtihmonë kjo temë, ka ngjallur shumë debate në rrjetet sociale.

“Sapo e pash në lajme: ‘mos i puthni fëmijët në buzë, është shumë seksuale’. Nuk dua të jetoj më në këtë botë”, ka shkruar një prind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat