Rapunzel në kohët moderne, vajza nuk pret flokët prej 14 vitesh

Life style

Rapunzel në kohët moderne, vajza nuk pret flokët prej 14 vitesh

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:55
Rapunzel - vajza ruse

Një vajzë mahnitëse, e cila nuk ka prerë flokët e saj për shkak të një basti, është shëndrruar në një Rapunzel, në jetën e vërtetë.

Ka 14 vite që nuk pret flokët  të cilat i ka 1.8 metra të gjata.

Bukuroshja ruse ka flokë  të trashë dhe të shëndetshëm deri tek kyçi i këmbës, të ngjashëm me karakterin imagjinar.

27-vjeçarja, e cila jeton në qytetin Barnaul, ka thënë se nuk do ti shkurtojë flokët e saj të gjatë derisa të arrijnë deri në fund të këmbëve.

Daria filloi që ti rrisë flokët në moshën 13-vjeçare, kur një shok vuri bast me të duke i thënë që nuk mund ti rriste flokët mjaftueshëm sa për të bërë bishtaleca.

E vendosur për të arritur sfidën, ajo ndaloi së preri flokët. Tani vajza ruse njihet si Rapunzel në kohë moderne.

Image
Rapunzel - vajza ruse
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat