Harta që tregon se shqiptarët janë më gjumashët në botë

Life style

Harta që tregon se shqiptarët janë më gjumashët në botë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:18
Harta e pagjumësisë e krijuar nga kompania ‘Hillarys’ me bazë në Angli

Derisa shumë njerëz në botë përballen me pagjumësinë, shqiptarët në Kosovë e Shqipëri nuk e kanë fare këtë problem.

Të paktën, kjo konstatohet nga harta e pagjumësisë e krijuar nga kompania ‘Hillarys’ me bazë në Angli.

Në këtë hartë etiketohen të gjitha vendet në botë ku njerëzit gjatë gjithë kohës klikojnë në rrjetet sociale pasi nuk i zë gjumi.

Përdoruesit mund të shohin vendet e tyre dhe siç duket në këtë hartë, në Kosovë e Shqipëri ky problem ose nuk ekziston fare, ose aplikacioni nuk është përdorur ende.
Në rajon pothuajse është e vetmja Serbia që është etiketuar në hartë.

Amerikanët kryesojnë listën e pagjumësisë me 83 mijë e 952 njerëz që janë etiketuar në hartë. Brazili është në vendin e dytë me 56,628.

Image
Harta e pagjumësisë e krijuar nga kompania ‘Hillarys’ me bazë në Angli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat