Rrëfehet 26 vjeçarja: Jam shtatzënë por babai i fëmijës po merr drogë dhe po... - Bota Sot
Rrëfehet 26 vjeçarja: Jam shtatzënë por babai i fëmijës po merr drogë dhe po...

Life style

E diel, 19 nëntor 2017

Rrëfehet 26 vjeçarja: Jam shtatzënë por babai i fëmijës po merr drogë dhe po...

Nga: Bota sot Më: 19 gusht 2017 Në ora: 14:05
Ilustrim

Një grua 26 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është shtatzënë me të dashurin e saj, me të cilin ka dhe një vajzë, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ai në fillim dukej i lumtur por më pas filloi të dehej dhe të merrte drogë e të dilte me femra në klube nate.

Gruaja që ka edhe një djalë nga lidhja e mëparshme thotë se nuk e di çka të bëjë, pasi kanë bërë sërish seks dhe ai i ka thënë se e do vetëm atë.

Rrëfimi i saj:

Unë dhe i dashuri im jemi ndarë por ende bëjmë seks.

Duket sikur ne e kemi zbuluar tërheqjen sikur kur jemi njohur.

Unë jam 26, i dashuri im 27 dhe jemi bashkë prej 3 vitesh.

Ne shumë shpejt u bëmë të afërt dhe u dashuruam në njëri tjetrin. Pas gjashtë muajsh ne po flisnim për të pasur fëmijë dhe unë mbeta shtatzënë.

I dashuri im më mbështeti gjatë shtatzënisë dhe u kujdes edhe për djalin tim nga lidhja e kaluar.

Gjithçka ishte në rregull. Ne kishim një vajzë së bashku. Unë tani jam sërish shtatzënë dhe ai duket të jetë i lumtur.

Por më pas ne filluan të grindeshim dhe fillova të dyshoja në lumturinë e tij.

Ai filloi të dilte të dehej dhe të shiste drogë.

I thash se duhej ta zgjidhte këtë por ai u largua edhe më shumë nga duke mos kaluar kohë me mua.

Ai pinte më shumë dhe bënte foto me vajza në klube të natës. Ai u bë shumë sekret edhe me telefonin e tij.

I tregova si ndihesha dhe ai filloi të qante. Më tha se meritoja më mirë. Një natë ai ishte bërë gati të dilte dhe unë u inatosa.

I hodha rrobat e tij nga dera e përparme dhe hodha një pjatë tek ai. Ai shkoi për të qëndruar në një mik.

Ai më tha se më ka dashur por në muajt e fundit nuk ndihej i dashuruar në mua.

Kur erdhi natën tjetër pasi kishte shkuar, unë i gjeta mesazhet në telefon që i ke shkruar një vajze duke i thënë se sa shumë e dëshironte.

Ai ia kishte dërguar asaj mesazhin atë natë që shkoi dhe i kishe thënë se unë nuk i mungoja fare.

Vikendin e kaluar ai e kaloi natën me mua dhe ne bëmë seks të mrekullueshëm.

Ai doli sërish një natë por u kthye herët dhe dukej sikur kishte shenja në qafë por më tha se nuk e kishte puthur askënd.

Ai tha se unë kisha qenë gjithmonë e vetmja. Ai më tha se unë e bëj atë sikur ta mbys veten më pas kërkoi falje duke më thënë se do të më mbështeste.

A jam unë ajo që ai vërtetë e do?

Përgjigja e psikologes:

A është ai vërtetë që ti e do dhe ke nevojë për të? A mund t’i besosh në fjalët e tij?

Nëse jeni të ndarë, ndalo së bëri seks me të. Kështu si janë gjërat, ai i ka dy gjërat që i do dhe nuk do të të trajtojë më mirë.

Merre kontrollin dhe beso se ti meriton shumë më tepër se kaq. Edhe fëmijët do të ndikohen nga gjithë ky tension në shtëpi.

E di se është e vështirë ta lësh të shkojë kur ke menduar se gjërat do të bëhen mirë në fund, por ai po të lë ty dhe ti e di se më kurrë nuk do të mund t’i besosh./BS/

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test