Mënyra natyrale si të nxisni rritjen e trashjen e vetullave - Bota Sot
Mënyra natyrale si të nxisni rritjen e trashjen e vetullave

Life style

E martë, 26 shtator 2017

Mënyra natyrale si të nxisni rritjen e trashjen e vetullave

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 17:14
Ilustrim

Në ndryshim nga trendi i një dekade më parë, kur vetullat e holla ishin në modë, tani duket se femrat kërkojnë t’i keni vetullat sa më të trasha, e për ta arritur këtë i nënështrohen dhe procedurave e trjatimeve të ndryshme estetike.

Për të qenë sa më pranë natyrales,më poshtë keni disa këshilla sesi të përshpejtoni procesin e rritjes së vetullave, pa qenë nevoja t’i bëni tatuazh apo t’i mbillni.

Përzieni 1 lugë xhel aloe vera, 2 lugë vaj kastori dhe 2 kapsula vitamine E. Lyejini vetullat në mbrëmje para se të shtriheni dhe lajini në mëngjes.

Lëngu i qepëve vepron për vetullat njësoj si tek flokët. Ajo që duhet të bëni është të lyeni vetullat për 5 minuta me lëngun e qepës.

Qumështi përmban proteina, vitaminë B, acid laktik dhe kalcium. Nxit prodhimin e kolagjenit ndaj aplikimi i qumështit me pak pambuk mbi vetulla do të përshpejtojë procesin e rritjes së vetullave, shkruan Living.

E verdha e vezës është një burim i pasur i vitaminave dhe proteinave që forcojnë dhe trashin qimet e vetullave. Lyeni vetullat për 15-20 minuta e më pas shpëlajini.

Vaselina mund t’i japë gjithashtu formë vetullave të tua. Mund të aplikoni vetëm vazelinë ose und ta përzieni me vaj ulliri, aloe vera, qumësht etj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test