5 produktet kozmetike që nuk duhet t'i përdorni çdo ditë

Life style

5 produktet kozmetike që nuk duhet t'i përdorni çdo ditë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 10:06
Ilustrim

Kur një femër gjen buzëkuqin, pudrën apo rimelin e përsosur, ajo do e përdorë çdo ditë deri sa produktit kozmetik t’i vijë fundi. Por mesa duket disa tualete, sado cilësore të jenë thjesht nuk duhen përdorur shumë shpesh, ndaj bëni pak pushim me 6 produktet e mëposhtme. 

Shampo e thatë 
Ndonëse ky produkt mund t’ju shpëtojë në rastet kur ju duhet të bëni një dush të shpejtë, por nuk mundeni, duhet të dini se përdorimi i tepruar dëmton flokët tuaja. Ky produkt nuk duhet përdorur më shumë se dy ditë rradhazi.

Balsamët e pasur me proteina
Ky produkt nuk duhet përdorur më shumë se një herë apo dy herë në javë sepse trajtimet me proteina mund të prishin balancën e pH të flokëve duke shkaktuar një efekt të kundërt me të atë mirëmbajtjes. 

Primeri
Primeri është produkti që vendoset përpara kremit pudër, por përmbajtja e tij mund të bllokojë poret duke shkaktuar jo pak probleme. 

Rimeli kundër ujit
Në ndryshim nga formulat e tjera , rimeli kundra ujit priret të thajë së tepërmi qeprikë, ndaj përpara aplikimit të tij duhet t’i lyeni qeprikët me një mbrojtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat