Sa shpesh duhen larë reçipetat?

Life style

Sa shpesh duhen larë reçipetat?

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:21
Ilustrim

Reçipetat i veshim çdo ditë, por sa shpesh i lajmë? Një debat në Mumsent ka shkaktuar shumë polemika, pasi një nënë tha se i lante reçipetat njëherë në muaj.

Edhe pse ato nuk duken të pista, grumbullojnë yndyrë dhe mikrobe nëpër pëlhurë. Pra sa shpesh duhet t’i lajmë ato? Çdo ditë? Njëherë në javë? Njëherë në katër ditë? Kemi pyetur ekspertët.

Sa shpesh duhet t’i lajmë?

Sharon Bell, kreu i dizajnit tek Ultimo shpjegon se duhet t’i lajmë reçipetat pas dy ose tre herë përdorimi. Megjithatë, ka disa faktorë që varen nga aktiviteti i përditshëm. P.sh, ato të palestrës duhet të lahen pas çdo here përdorimi.

Si t’i lajmë?

Rekomandohet larja e tyre vetëm me dorë dhe me një detergjent delikat. Lërini disa minuta në ujë jo shumë të ngrohtë, pasi rrezikon elasticitetin e tyre.

Nëse vendosni t’i lani ato në lavatriçe, sigurohuni që të përdorni një rrjetë lingërie-sh për t’i mbrojtur ato. Lajini në ciklin e rrobave delikate dhe mos përdorni zbutës rrobash sepse dëmton fijet elastike të tyre. Mos i shtrydhni në centrifugë dhe thajini me ajër sepse nxehtësia u dëmton elasticitetin.

Një truk për t’i larë sa më rrallë

Për të mos i larë shumë shpesh, vishini ato me rotacion, nga një palë për çdo ditë. Kjo do të zgjasë jetën e reçipetave tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat