"Isha i pari për të, por do e vrisja në moment kur e pashë me..."

Life style

"Isha i pari për të, por do e vrisja në moment kur e pashë me..."

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 09:23
Ilustrim

Tradhëtia në çift është kryefjala e historisë së trishtë që ka përjetuar një i ri shkodran.

 Ai tregon momentin kur zbuloi se e fejuara e tradhëtonte. 

Ja historia e treguar për “ShkodraNews”

“A e dini përse ju shkruaj? Sepse preferoj më mirë një vajzë që ka patur histori, se njërën që të bën të pabërën pasi i ke vënë unazën në gisht. Jam 23 vjeç dhe sa kam kryer studimet jashtë. E mora me dashuri, me të jam njoh që në 8-vjeçare në Shkodër. Duruam biles edhe sakrificat e largësisë ku ika unë më studime. Bëja të pamundurën më u taku sa më shpesh e me fol sa më shumë. Kam mendu se më donte, e nuk e kuptova dot kur nuk më deshti ma e këtu më gërryen inati. E fejuara ime, më saktë ish-e fejuara ime më ka tradhëtuar. Jo me një, por me disa djem. E di s’jam i pari as i fundit. Por tradhëtia e saj erdhi pas fejese. Kam ken i pari për të. 

Nuk i kam munguar asgja prej meje. Pastaj pas fejese më thanë që e kanë parë me dikë, e pyeta m’tha shok. Pas dy muajsh thanë me dikë tjetër. Epo thashë s’ka mundësi. E di kam ba gjë të ulët por kur erdha e ndoqa. Më tha po iki me shoqet me ble, e në po putheshe në makinë me djalin e huaj. Do e vrisja në atë moment, aq keq jam ndjerë. Di që e kam rrahur në sytë e atij tjetrit. Ai shyqyr nuk ndërhyri, se do i zhdukja të dy. Para se të fejohej ishte e mira dhe e urta botës. Mos të rafshin për pjesë”, shkruan djali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat