Krushqit nga Prizreni vijnë për të marrë nusen në Kukës me ... pajton

Life style

Krushqit nga Prizreni vijnë për të marrë nusen në Kukës me ... pajton

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 11:51
Pamje nga videoja

Dasmat shqiptare vazhdojnë të na surprizojnë.

Sheshi kryesor i qytetit të Kukësit është kthyer në një festë të vërtetë mëngjesin e sotëm, teksa një dhëndër nga Prizreni ka mbërritur për të marrë nusen me një gjetje mbresëlënëse.

Karvanin e prinin dy kuaj mbi të cilët kalëronin një djalë dhe një vajzë.

Kuajt ndiqeshin nga një pajton dhe pas tij limuzina e ndjekur dhe nga makinat e tjera të krushqve.

Miqtë nga Prizreni nuk kishin harruar dhe flamujt kombëtarë.

Dhe në shesh do shpërthejë festa, valle Kukësi dhe Prizreni. Të na trashëgohet çifti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat