Si ta hapni shishen e verës me këpucë nëse nuk keni turjelë tapash

Life style

Si ta hapni shishen e verës me këpucë nëse nuk keni turjelë tapash

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 15:14
Ilustrim

Ndoshta ndonjëherë keni qenë në një situatë të këtillë: keni blerë një shishe të shtrenjtë me verë, keni ftuar miqtë apo të dashurit në darkë, keni marrë gotën, por pastaj e keni kuptuar se nuk keni turjelë (nxjerrëse) tapash.

Megjithatë nuk keni nevojë të brengoseni, sepse me këtë situatë mund të ballafaqoheni edhe pa ndihmën e turjelës.

Kjo sepse ekziston një mënyrë gjeniale për ta hapur shishen e verës pa turjelë tapash – ju nevojitet vetëm një këpucë!

Si ta hapni shishen e verës me këpucë?

– Vendoseni shishen e verës në një këpucë të rrafshët

– Këpucën e rrafshët përplaseni në muri – këpuca e mbron shishen e verës të mos thyhet, megjithëse nuk duhet ta goditni shumë fortë

– Shikoni si fillon të dalë tapa

– Posa të dalë tapa deri në gjysmë, hiqeni atë me dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat