Fjalëkryqet ndihmojnë në mësim

Life style

Fjalëkryqet ndihmojnë në mësim

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Mësimin dhe argëtimin, zhvillimin memories dhe kalimin e dobishëm të kohës, e garanton zgjidhja e fjalëkryqeve, konstatojnë psikologët.

Studimet tregojnë që kjo formë e argëtimit është mjet didaktik i cili nga fëmija mesatar gradualisht bën “të mençurin”, sepse ndikon në zhvillimin e shkathtësive.

Ekspertët këshillojnë prindërit që fëmijëve “t’u ndërfutin” fjalëkryqet kurdo që u jepet rasti, p.sh. kur udhëtojnë, kur shohin TV apo kur janë të mërzitur.

Gjithmonë është mirë që t’i zgjidhin, por në prani personave të rritur, të cilët do t’u ndihmojnë rreth pyetjeve të vështira.

Udhëzoni që vetë të gjejnë përgjigjet e thjeshta. P.sh., nëse herën e kaluar i keni sugjeruar zgjidhje të caktuara, ndërsa sërish nuk i dinë, ndihmoni që t’u rikujtohen, mësoni në ç’drejtim të mendojnë.

Kështu bashkë do të punoni në përqendrimin dhe memorien e tyre, ndërkaq me kalimin e kohës nxënësit gjithnjë e më lehtë do të përvetësojnë lëndët mësimore.

Psikologët theksojnë edhe që është me rëndësi që personat e rritur të ndihmojnë fëmijët që të gjithë katrorët t’i plotësojnë drejt dhe bashkë t’i shikojnë zgjidhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat