Mini-fundi: Dhjetë mënyra në të cilat mund ta bartim rrobën më të popullarizuar të sezonit!

Life style

Mini-fundi: Dhjetë mënyra në të cilat mund ta bartim rrobën më të popullarizuar të sezonit!

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:51
Ilustrim

Midi-fundi edhe këtë vjeshtë është favorit, kur është fjala për stilin i cili anon nga femërorja…

Gjithherë elegant, mund të vishet në mënyra të shumta. Nga stili minimal deri te kombinimet luksoze për damat më femërore.

Klasiku i modës, midi-fundi, mund të bartet në të gjitha rastet. Nga mbrëmjet romantike deri te takimet afariste.

Mund të jenë të kadifenjtë, në ngjyra të zjarrta apo në ato me efekt metalik.

Gjithashtu, nëpër dyqane tona janë shfaqur edhe midi-fundet me dezenë flore, si edhe ato me prerje asimetrike.

Mund t’i bartim me triko të ngrohta, me grykë të thjeshtë, gjithashtu, mund të lozim edhe me modelet e pazakonshme të bluzave, për dukje diç më moderne.

Në vazhdim po ju sjellim disa ide të shkëlqyeshme dhe jemi të sigurt që edhe në dollapët tuaj mu fundi i këtillë do të zërë vendin e merituar këtë vjeshtë…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat