Fëmijët e prindërve tradhtarë janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët e tyre kur rriten

Life style

Fëmijët e prindërve tradhtarë janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët e tyre kur rriten

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Statistikat zyrtare tregojnë se 42 për qind e martesave në Mbretërinë e Bashkuar përfundojnë me divorc.

Kjo përqindje është edhe më e lartë në SHBA, ku thuajse gjysma e të martuarve shkurorëzohen brenda disa viteve.

Si fëmijë, është një makth i vërtetë t’i keni dy njerëz të cilët ju dashurojnë jashtëzakonisht shumë, por që ju tregojnë se nuk e dashurojnë njëri-tjetrin.

Kur jemi të ri, është thuajse e pamundur t’i paramendojmë prindër tanë të lumtur me njerëz tjerë, por kur rritemi, e kuptojmë se edhe ashtu funksionon jeta.

Sidoqoftë, çfarëdo që ndodhë, ndodhë, dhe nuk keni çfarë t’i bëni.

Megjithatë, e keqja është se një studim i vitit 2015 tregon se fëmijët të cilët kanë pasur njërin prind tradhtar, priren të bëhen tradhtarë edhe vet.

Në fakt, fëmijët e tillë janë dyfish më të prirë ta tradhtojnë partnerin/ën në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat