Magjia e depilimit perfekt!

Life style

Magjia e depilimit perfekt!

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 12:48
Ilustrim

Një metodë depilimi nuk është e përshtatshme për çdo pjesë të trupit, ndaj çdo femër duhet të dijë si të eliminojë qimet e këmbëve, krahëve, zonës së bikinit apo dhe të fytyrës.

Ekzistojnë shumë mjete dhe produkte kozmetike që premtojnë një lëkurë të butë pa qime, por këto të fundit varen jo vetëm nga tipi i lëkurës por dhe nga zona ku aplikohet kremi i rrojës, xheli, dylli, strisha, brisku apo makina depilatore.

Bikini

Mënyra më e mirë është prerja e qimeve, pra jo depilimi me rrënjë që realizohet përmes metodave të dhimbshme si depilimi me dyll. Femrat duhet t’i heqin qimet në këtë zonë me brisk apo një makinë prerëse pasi kështu reduktohet dhe numri i qimeve të rritura nën lëkurë.

Sqetullat

Ashtu si lëkura e zonës intime dhe ajo nën krahë është shumë e hollë dhe e ndjeshme.

Dermatologët janë të mendimit se në këtë zonë duhet të përdorni vetëm brisk. Sigurohuni që lëkurën ta hidratoni mirë si para dhe pas depilimit.

Këmbët

Këmbët nuk fshehin asnjë sekret. Lëkura e kësaj zone është e prekur nga dielli, nuk është tejet delikate dhe është në dorën tuaj të zgjidhni cilën metodë preferoni. Sipas sekrete bukurie, e rëndësishme është që pastrimi i qimeve , heqja e tyre duhet të bëhet në drejtimin e rritjes dhe nëse qimet iu rriten nën lëkurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat