5 gjëra që çdo prind duhet t’i bëj nëse vërenë se fëmija nuk është i lumtur

Life style

5 gjëra që çdo prind duhet t’i bëj nëse vërenë se fëmija nuk është i lumtur

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 18:27
Ilustrim

Ëndrra e çdo prindi është që fëmija i tij të jetë i kënaqur dhe i lumtur, por paniku shfaqet kur kupton se nuk është ashtu.

Prindërit janë të gatshëm për çdo sakrificë për lumturinë e fëmijës së tyre, por ndodhen në panik kur vërejnë se kjo nuk është ashtu dhe fillojnë të ndjehen sikur të dështuar.

Fëmijët tuaj duhet të janë të lumtur, por ata nuk mund të janë të lumtur gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni pak më mirë, edhe ju nuk jeni i lumtur gjatë gjithë kohës, apo jo? Keni ndjenja të ndryshme të cilat ndërthurren: lumturia, hidhërimi, trishtimi, dhe nganjëherë vetmia. Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë gjithmonë i lumtur, atëherë i jepni këshillë të gabuar sepse kjo do t’i sjellë dëshprim në fazat tjera. Bota gjithnjë e më shumë po koncentrohet rreth fëmijëve, shkruan Yourtango. Ja pak ndihmë. Kur kujtoni periudhën kur keni qenë fëmijë, a keni pasur gjithçka që keni dëshiruar? A keni qenë gjatë gjithë kohës i lumtur?

Nëse brengoseni se a është fëmija juaj jo i lumtur, atëherë kushtoni vëmendje këtyre 5 gjërave.

Mbani mend se nuk mund t’i bleni lumturinë

Kjo është si kur përpiqeni ta bleni dashurinë e tyre, thjeshtë nuk është e mundur. Fëmija juaj më së shumti në botë ju don Ju, për këtë kaloni sa më shumë kohë që mundeni me fëmijët.

Ndihmojini të krijojnë miqësi afatgjate

Të gjithë neve na nevojiten miq dhe fëmija juaj këtu ka nevojë për ndihmë. Tregoni se çka është e vlefshme në miqësi dhe si zhvillohet ajo. Përpiquni që fëmija juaj të mos endet nga njëra shkollë te tjetra por që ai të ketë rreth tij grupin konstant të shokëve, përveç nëse ekzistojnë shkaqe të arësyeshme për çvendosje, p. sh. dhuna.

Kënaquni në rolin e prindit

Sa shpesh fëmija juaj ju sheh të lumtur? Prindërimi është i vështirë, por mos lejoni që fëmija juaj të shohë lodhje dhe trishtim në fytyrën tuaj, veçanërisht nervozizëm. Duhet t’i dëshmoni se kujdeseni për ata dhe se ju pëlqen që jeni prind.

Mësoni nga fëmija juaj

Fëmijët janë burime të shkëlqyer mësimesh të ndryshme. Kënaquni me ata dhe zbuloni botën së bashku. Këndi i tyre i shikimit është më i mirë dhe më i qartë se i yni.

Mësoni fëmijën se lumturia është çështje e zgjedhjes

Kur të zgjoheni, keni zgjedhje si ta kaloni ditën. Mund të uleni dhe ankoheni apo të argëtoheni. Ai do ta mësojë këtë më së miri nga shembulli juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat