Pse disa femra kanë qime në fytyrë?

Life style

Pse disa femra kanë qime në fytyrë?

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 16:54
Flamuri shqiptar

Hormonet e gjinisë mashkullore androgjeni janë të pranishëm edhe te femrat, por në sasi më të vogël.

Por, ekzistojnë edhe gjendje në të cilat sasia e androgjenit rritet, gjë e cila shkakton paraqitjen e mjekrës te femrat.

Niveli i rritur i androgjenit po ashtu mund të shkaktojë humbjen e flokëve te meshkujt, por edhe te femrat.

Shkaku më i shpeshtë i paraqitjes së qimeve te femrat janë:

-Sindroma PCOS, e cila shkaktohet nga hirzutizmi.

-Çrregullimet e gjëndrës mbiveshkore mund të shkaktojnë rritjen e prodhimit të androgjenit.

-Disa barna mund të shtojnë nivelin e androgjenit në gjak, sidomos steroidet, të cilat i përdorin sportistët.

-Ndryshimet hormonale në menopauzë dhe shtatzëni  mund të sjellin deri te hirzutizma.

-Prodhimi i hormonit për shkak të tumorit mund të shkaktojë prodhimin e hormonit që stimulojnë rritjen e qimeve.

-Çrregullimi i gjëndrës tiroide ndikojnë në nivelin e androgjenit, që rezulton me hirzutizmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat