Shokon gruaja: E lashë burrin pas 15 vite martesë për një grua, tani kam përfunduar në shtratin e kushëririt por...

Life style

Shokon gruaja: E lashë burrin pas 15 vite martesë për një grua, tani kam përfunduar në shtratin e kushëririt por...

Nga: Bota sot Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:04
Ilustrim

Një grua 38 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është ndarë nga burri pas 15 vite martesë, për të jetuar me një grua tjetër, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se pas 5 vite jetesë me të, kanë filluar problemet mes tyre dhe ajo e ka lënë atë për kushëririn e martuar.

Ajo thotë se ata duhen por nuk e di çka të bëjë, pasi brengoset se çka do të thonë të tjerët.

Rrëfimi i saj:

Jam në një lidhje pasiononte me kushëririn tim  të martuar. Unë jam 38 ndërsa ai është 41 vjet, por çfarë do të thonë të tjerët?

Njerëzit ma bënë jetën të vështirë kur unë u ndava nga burri për një grua tjetër.

Kam qenë e martuar për 15 vjet. Martesa kishte pikat e saj të mira por më humbi dashuria kur unë u shoqërova me këtë gruan nga puna.

Ajo është e moshës së njëjtë me mua dhe në fillim ishim vetëm shoqe të ngushta. Por u kthye në romancë, për befasinë tonë.

Ajo kurrë nuk kishte qenë në lidhje më parë dhe unë kurrë nuk isha tërhequr nga një femër.

E lashë burrin tim dhe shkova të jetoja me të në një fshat të qetë.

Familja ime më largoi dhe aty e kuptova kush ishin miqtë e mi të vërtetë. Disa prej tyre nuk më folën kurrë.

Gjithçka ishte në rregull për pesë vite, ndërsa më pas filluam të grindemi për gjëra të kota.

Ajo nuk e mirëmbante shtëpinë dhe nuk donte të dilte asnjëherë në vikend.

Ajo gjithmonë ishte e ndjeshme për financat por filloi të numëronte çdo para dhe ne nuk kishim jetë sociale.

E pashë kushëririn tim në një dasmë këtë vit. Ne gjithmonë kemi kaluar mirë.

Ai është i martuar por gruaja e tij kurrë nuk është përzier me familjen e tij. Ajo ka folur shumë për mua që kam qenë me një femër.

Ne filluam aferën e nxehtë seksuale dhe unë e lashë partneren time për të.

Ai është ende me gruan e tij por do të gjejë një punë diku tjetër që të mund të jetojmë, pasi ai do ta lërë shtëpinë sapo të largohet djali i tij nga aty.

Koka ime është shumë e hutuar pasi ne të dy kemi rënë në dashuri kokë e këmbë me njëri tjetrin.

Por e urrej të mendoj se çka do të thonë të tjerët kur ta kuptojnë se jam me kushëririn tim në lidhje.

Përgjigja e psikologes:

Ti nuk ke pse të mendosh çfarë thonë të tjerët por duhet të jesh e drejtë me partnerët që zgjedh dhe ata që i ke afër.

Nuk ka asgjë ilegale që të jesh apo edhe të martohesh me kushëririn tënd.

Por ka rëndësi fakti që ai është ende i martuar dhe jeton me gruan e tij.

Thuaj se nuk do të jesh me ndonjë femër tjetër por që do ta lësh të vendos çka të bëjë ai me martesën e tij.

Ti nuk do ta humbësh atë kështu. Nëse është dashuri serioze, do të marrë kohë deri të zgjidhet.

Dhe ndoshta ti ke nevojë tani për kohë për veten, diçka që nuk i ke lejuar vetes tënde kur je ndarë nga burri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat