Leksione për të gjithë kohën: 7 klasika që mund të lexohen në një frymë - Bota Sot
Leksione për të gjithë kohën: 7 klasika që mund të lexohen në një frymë

Life style

E premte, 17 nëntor 2017

Leksione për të gjithë kohën: 7 klasika që mund të lexohen në një frymë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Kënaqësia mund të fillojë …

Për këto vepra të mëdha të letërsisë nuk keni nevojë të ndani ditë e ditë leximi. Nuk janë vepra voluminoze, por mjaft edukative dhe cilësore, për këtë shikoni çka po ju propozojmë dhe shpejt e në bibliotekë …

Antoine de Saint-Exupery: Princi i vogël (16 mijë fjalë)

Gjatë luftës së dytë botërore është rrëzuar avioni në shkretëtirë dhe piloti njihet me princin i cili nuk është nga ky planet. Përderisa planifikojnë ikjen e tyre nga shkretëtira, princi përshkruan udhëtimin e tij dhe se dëshiron të kthehet në shtëpinë dhe botën e tij që e dashuron. Libër të cilin duhet lexuar të gjithë!

William Shakespeare: Makbeth (17 mijë fjalë)

Bëhet fjalë për tragjedinë më të shkurtër që ka shkruar i famshmi Shakespeare, gjenerali Skocez Macbeth pranon profecinë e tri shtrigave se një ditë do të bëhet mbret i Skocisë. Pas kësaj gruaja e tij e këshillon dhe ai e vret mbretin Duncan dhe e merr fronin skocez, por bëhet paranoik dhe gjërat fillojnë të komplikohen…

Truman Capote: Mëngjesi te Tiffanyja (26 mijë fjalë)

Heroina kryesore Holly i pëlqen t’i tronditë njerëzit me qëndrimet dhe fragmentet e jetës së saj dhe këtë e bën në mënyrë shumë të menduar. Me vite ajo gjithnjë e më shumë zbulohet tek tregimtari i cili fascinohet shumë nga stili i saj i jetës.

Ernest Hemingway: Plaku dhe deti (27 mijë fjalë)

Për këtë roman Hemingway ka marrë çmimin Pulitzer dhe Nobël. Ngjarja tregon për peshkatarin i cili vendosë të lundrojë me barkën e tij drejtë oqeanit të hapur me shpresën se do të ketë peshkim të suksesshëm. Shkon shumë më larg se zakonisht dhe atëherë fillon lufta e tij me detin.

Robert Louis Stevenson: Rast i pazakontë i dr. Jekyll dhe zotit Hyde (28 mijë fjalë)

Shkencëtari Henry Jekyll vendosë të bëj një pije që të fshehë natyrën e tij të brëndshme të keqe, por nuk i shkon sipas planit. Personi i tij i dytë Edward Hyde gjithnjë e më shumë vjen në shprehje dhe fillon ta sundojë atë.

George Orwell: Ferma e kafshëve (30 mijë fjalë)

Edhe këtu bëhet fjalë për një alegori, këtë herë për revolucionin Rus. Kafshët në një fermë vendosin t’i përmbysin dhe dëbojnë pronarët dhe shtypësit e tyre. Ato sundojnë me fermën, por ngadalë humbet barazia dhe vjen deri te mosmarrëveshja dhe ndarja mes tyre

Albert Camus: I huaji (38 mijë fjalë)

Një nga romanet më të rëndësishëm në Francë, por edhe në letërsinë botërore. Merret me ekzistencën apsurde njerëzore dhe shumë ngjarjeve të pakuptimta nga të cilat nuk mund të ikim. Personazhi kryesorë është i rrethuar me njerëz të cilët vërtetë nuk e kuptojnë dhe shumë rrethana të pakëndshme, ashtuqë jeta tmerrësisht i vështirësohet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test